Wednesday, October 27, 2021

Iran: Pavarësisht Shtypjes dhe Arrestimeve, Pensionistët Zhvillojnë një Tubim Mbarëkombëtar

 

karaj-iran-protests-25042021“Nuk do të votojmë më, kemi dëgjuar shumë gënjeshtra,” “Armiku ynë është këtu (shteti), gënjejnë kur thonë se është Amerika”

Të dielën, më 25 prill 2021, pensionistët e varfër organizuan një protestë në Teheran dhe në 13 qytete të tjera për të 14-ën javë rresht gjatë këtyre muajve të fundit, duke kërkuar të drejtat e tyre themelore dhe duke protestuar kundër kushteve të rënda të jetesës, çmimeve të larta, dhe pagave nën pragun e varfërisë. Ata bënë thirrje gjithashtu për një bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit.

Duke i pozicionuar forcat përreth zyrave kryesore të Organizatës së Sigurimeve Shoqërore, Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) nuk i lejuan pensionistët t’i zhvillonin tubimet e tyre. Në Teheran, protestuesit u mblodhën përpara Bankës Maskan aty pranë. SSF arrestoi disa pensionistë në Tehran.

tehran-iran-protests-25042021

kermanshah-iran-protests-25042021

karaj-iran-protests-25042021

borujerd-iran-protests-25042021

ardabil-iran-protests-25042021

arak-iran-protests-25042021