Tuesday, December 7, 2021

Iran: Pensionistët dhe Mësuesit Protestojnë në Teheran e në 16 Qytete të Tjera

 

Protestuesit: “Mësues, Kërko të Drejtat e Tua,” “Pensionistët më Mirë Vdesin sesa të Pranojnë Poshtërimin,” “Pjatat Tona Janë Bosh, Mjaft Më me Premtime Boshe”

Znj. Maryam Rajavi: Rezistenca, kryengritja, dhe përmbysja e fashizmit fetar janë e vetmja mënyrë për të fituar të drejtat e pensionistëve, mësuesve, dhe punëtorëve. Mullahët i kanë shpërdoruar asetet dhe pasuritë e shumicës dërrmuese të iranianëve për shtypje, luftënxitje, terrorizëm, dhe për programe raketore e bërthamore, dhe u kanë sjellë atyre vetëm shtypje, diskriminim, varfëri, papunësi, dhe inflacion.

Mëngjesin e të dielës, më 3 tetor 2021, mësuesit dhe pensionistët në Teheran dhe në 16 qytete të tjera u mblodhën për të protestuar kundër diskriminimit, pagave të ulëta, kushteve të rënda të jetesës, dhe mospërfilljes së regjimit për kërkesat e tyre legjitime.

Më herët, agjentët e Ministrisë së Inteligjencës të regjimit i kishin paralajmëruar ata që të mos organizonin tubime. Mësuesit thërrisnin: “Mësues, kërkoni të drejtat tuaja,” “Nuk duam premtime boshe,” “jetesa është e drejta jonë e patjetërsueshme,” dhe “arsimi falas është e drejta e fëmijëve tanë.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur mësuesit dhe pensionistët liri-dashës në Iran të cilët kanë dalë nëpër rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre pavarësisht rrezikut të lartë dhe kërcënimeve nga forcat e sigurisë. Rezistenca, kryengritja, dhe përmbysja e fashizmit fetar janë e vetmja mënyrë për të fituar të drejtat e pensionistëve, mësuesve, dhe punëtorëve, tha ajo, duke shutar se për vite të tëra, mullahët i kanë shpërdoruar asetet dhe pasuritë e shumicës dërrmuese të iranianëve për shtypje, luftënxitje, terrorizëm, dhe për programet jo-patriotike raketore e bërthamore. Regjimi i ka sjellë popullit vetëm shtypje, diskriminim, varfëri, papunësi, dhe inflacion.