Wednesday, September 22, 2021

Iran: Për të Penguar Transportin e Forcave Represive, të Rinjtë e Rebeluar Bllokojnë Rrugët

 

Behbahan – Blocking the highway from Behbahan to Amir Hatef – July 21, 2021

Behbahan – Bllokimi i autostradës nga Behbahan në Amir Hatef – 21 korrik 2021

Protestat për ujë në Iran – Nr. 9

 

Të rinjtë e rebeluar në qytete të ndryshme të provincës Khuzestan dhe përreth bllokuan autostradat mbrëmjen e djeshme për të penguar lëvizjen e forcave të IRGC dhe të Sigurisë së Shtetit (SSF) në drejtim të qyteteve të ngritura në protestë. Mbrëmjen e djeshme në Behbahan, të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradat Behbahan-Gachsaran dhe Behbahan – Amir-Hatef duke u vënë zjarrin gomave të makinave e duke krijuar bllokada për të shprehur mbështetjen për kryengritjen në Khuzestan.

Në filmimet e transmetuara nga vendngjarjet, të rinjtë e rebeluar thonë se, në përgjigje ndaj thirrjes së Z. Massoud Rajavi, liderit të Rezistencës Iraniane, ata janë ngritur për të mbështetur kryengritjen e popullit të Khuzestanit kundër mungesës së ujit.

Në Shush, të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradën kryesore të qytetit duke djegur gomat e makinave. Në qytetitn Fazilat, edhe të rinjtë në Bushehr bllokuan rrugën e transportit në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit kundër mungesave të ujit. Mbrëmjen e djeshme, të rinjtë bllokuan edhe autostradën nga Aluni në Lordegan. Gjithashtu, në Azna, të provincës Lorestan, të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradën në mbështetje të kryengritjes, duke u vënë zjarrin gomave të makinave. Edhe autostradat në Ahvaz – Masjed Soleyman dhe Behbahan – Bandar Deylam u bllokuan nga të rinjtë e rebeluar në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit.

Mëngjesin e së enjtes, në kryqëzimin Kushan-Genaveh, të rinjtë bllokuan autostradën kryesore duke djegur goma makinash, për të protestuar kundër mungesës së ujit dhe për të mbështetur popullin e Khuzestanit.

 

Behbahan – Defiant youths, block the highway to Gachsaran in solidarity with the Khuzestan uprising.Behbahan – Të rinjtë e rebeluar bllokojnë autostradën drejt Gachsaran në solidaritet me kryengritjen e Khuzestanit- “Si përgjigje ndaj thirrjes së Massoud (Rajavi), ne, të rinjtë e rebeluar ngrihemi në mbështetje të kryengritjes- Behbahan. Nga Behbahan-i trim, autostrada Gachsaran-Behbahan” – 21 korrik 2021

Bushehr – The main highway to the city – July 21, 2021Bushehr – Autostrada kryesore drejt qytetit – 21 korrik 2021 Shush – Bllokimi i autostradës kryesore që të shpie në qytet – 21 korrik 2021