Thursday, January 27, 2022

Iran: Përplasje Midis Popullit të Isfahanit dhe Forcave Represive

iran-isfahan-crackdownProtestat në Iran – Isfahan – Nr. 10

Përplasjet Midis Popullit të Isfahanit dhe Forcave Represive Vazhduan Deri Natën Vonë
Të Paktën 100 Persona Janë Plagosur në Isfahan, dhe Mbi 300 Janë Arrestuar

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) njoftoi të shtunën pasdite se të paktën 100 njerëz, përfshirë të rinj, janë plagosur kur forcat shtypëse sulmuan protestuesit dje. Janë ndaluar rreth 300 njerëz dhe arrestimet po vazhdojnë.

Në filmime shihen forcat represive që hapin zjarr ndaj demonstruesve pranë urës Khajoo në Isfahan. Shumë prej të plagosurve janë qëlluar në fytyrë dhe sy. Megjithatë, përplasjet mes banorëve të Isfahanit dhe forcave represive vazhduan deri në orët e vona të natës në pjesë të ndryshme të qytetit. Demonstruesit u mblodhën në vende të ndryshme duke thirrur “Vdekje Khamenei-t dhe vdekje diktatorit”. Zhurmat e të shtënave dëgjoheshin në pjesë të ndryshme të qytetit.

I tmerruar, Yousef Tabatabai Nejad, udhëheqësi i lutjeve të së premtes në Isfahan, përfaqësues i Khamenei-t, tha dje: “E kemi thënë vazhdimisht se kur të vazhdojnë këto demonstrata, do të shfaqen (MEK). Kështu ndodhi sot. Kur kemi armiq të brendshëm … dhe ata kërkojnë mundësi… Ata janë padyshim grupi MEK.”

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur popullin e ngritur në protestë të Isfahanit dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit. Ajo tha: Regjimi kriminal i mullahëve ka bërë arrestime masive gjatë kryengritjes së Isfahanit. U bëj thirrje të gjithëve të protestojnë kundër këtyre arrestimeve dhe, si detyrë patriotike, të mbështesin familjet e të arrestuarve. I bëj thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të gjitha shteteve anëtare të saj, si dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të ndërmarrin veprime urgjente për të siguruar lirimin e të arrestuarve në Isfahan.