Saturday, June 19, 2021

Iran: Protestat e mëdha po bëhen gjithnjë e më të shpeshta

 

Protests in Iran – December 2018Protestat në Iran – Dhjetor 2018

Në më pak se 24 orë, janë raportuar protesta në qytete të mëdha e të vogla në veri dhe jug të Iranit të martën e të mërkurën.

 

Më 24 mars, banorët e qytetit Gonbad Kavus në veri-lindje të Iranit dolën nëpër rrugë duke protestuar kundër përdhunimit dhe ngacmimit seksual ndaj dy vajzave të vogla nga një rojë e sigurisë në Digën e Golestan. Zemërimi publik u përshkallëzua edhe më tej pas përpjekjes së kryegjyqtarit të regjimti, Ebrahim Raisi, për të fshehur faktet lidhur me krimin e rojës së sigurisë. Prokurori publik i regjimit në Gonbad Kavus pretendoi se “raporti mjeko-ligjor ka mohuar ekzistencën e shenjave të përdhunimit” dhe tha se i akuzuari është thirrur dhe, pas marrjes në pyetje, është akuzuar për “grabitje.”

Pas këtyre komenteve të prokurorit publik të regjimit, banorët e fshatit arab Sorrank dolën nëpër rrugë në protestë, të zemëruar nga masat represive të Forcave të Sigurisë së Shtetit.

Regjimi ka dërguar gjithashtu njësi anti-rebelim në Gonbad Kavus, në një  përpjekje të dëshpëruar për t’i qetësuar tubimet dhe për të parandaluar përhapjen e këtyre protestave në qytetet fqinje.