Thursday, January 27, 2022

IRAN: Protestat në Isfahan, Si iu Përgjigj Regjimi Thirrjeve për Ujë

Pas muajsh të tërë përpjekje të dëshpëruara për të fituar të drejtën e tyre për vaditje, fermerët e Isfahanit filluan protestat e tyre më 7 nëntor, duke u zotuar të qëndrojnë në shtratin e lumit të tharë ZayandehRud derisa shteti ta përmbushë premtimin e verës së kaluar dhe ta risjellë ujin përsëri në lumë. I painteresuar fare për bujqësinë, regjimi ua ka vjedhur ujin fermerëve, duke e mbajtur atë pas digave të shumta të ndërtuara nga IRGC, dhe duke e devijuar atë në drejtim të objekteve në pronësi të shtetit për të çuar përpara ambiciet e tij malinje. Tashmë kërkesat e fermerëve janë bërë politike, dhe sot ata kanë nisur të thërrasin “Vdekje diktatorit”.

Edhe pse forcat e sigurisë i sulmuan dhe ua dogjën çadrat mbrëmë, fermerët në Isfahan i nisën prapë protestat të premten. Ata u kishin bërë thirrje bashkëqytetarëve për një tubim të madh të premten. Kur fermerët u mblodhën në zonën Pol-e Khaju herët në mëngjes, forcat e policisë anti-rebelim dhe militantët Basij i sulmuan ata me gaz lotsjellës dhe shkopinj.

Megjithatë, fermerët bënë qëndresë dhe u rezistuan forcave të sigurisë të regjimit. Edhe pse forcat anti-rebelim të regjimit ua kishin djegur çadrat fermerëve dhe i kishin detyruar të shpërndaheshin mëngjesin e së enjtes, mediat shtetërore u përpoqën të fajësonin fermerët, ose “oportunistët”, për këtë sulm.