Thursday, July 29, 2021

Iran: Si Reagim ndaj Vrasjes dhe Plagosjes së Dy Hamajve, të Rinjtë Baluch u Vënë Zjarrin Barkave të Patrullës Bregdetare në Kouhestak (Hormozgan)

 

Local Baluch community youths set fire to boats belonging to the regime’s marine police in Kuhestak, Hormozgan province, southern Iran – March 12, 2021Të rinjtë e komunitetit Baluch u kanë vënë zjarrin barkave që i përkisnin policisë detare të regjimit në Kuhestak të provincës Hormozgan, në Iranin jugor – 12 mars 2021

 

Të premten më 12 mars, rojat represive të bregdetit hapën zjarr mbi hamajtë e varfër që transportojnë lëndë djegëse në portin Kouhestak të krahinës Sirik në Hormozgan (në jug të Iranit). Njëri nga hamajtë, Mehdi (Shahsan) Reisi, vdiq pasi u qëllua në kokë, ndërsa një tjetër, Rashid Turkmani, u plagos në këmbë.

Në protestë ndaj këtij krimi të urryer, hamaj të tjerë e banorë vendas dolën në rrugët e Kouhestak dhe u vunë zjarrin disa barkave të patrullës bregdetare. Forcat represive të regjimit qëlluan protestuesit nga toka dhe nga deti, duke plagosur disa prej tyre.

Nga frika e përhapjes së protestave në zona të tjera, Garda Revolucionare dërgoi menjëherë përforcime, duke përfshirë forcat anti-rebelim, nga Minab dhe Sirik (qytete fqinje) për të shtypur protestuesit Baluch në portin e Kouhestak. Për të parandaluar përhapjen e lajmeve, në këtë zonë u bllokua interneti.

Rezistenca Iraniane përshëndet protestuesit Baluch dhe u bën thirrje të rinjve në Sirik, Hormozgan, dhe në provincën Sistan dhe Baluchestan që të ngrihen në mbështetje të protestuesve.