Thursday, January 27, 2022

Iran: Vendosja e Afisheve me Mesazhe nga Udhëheqja e Rezistencës Iraniane Lidhur me Kryengritjen e Isfahanit

Sot, njëkohësisht me kryengritjen e banorëve të Isfahanit, mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI), kanë shpërndarë postera e afishe me mesazhe nga udhëheqja e Rezistencës Iraniane, Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, dhe Massoud Rajavi, lideri i Rezistencës Iraniane, të cilët shprehin solidaritet me kryengritjen e popullit të Isfahanit. Këto veprimtari janë zhvilluar gjerësisht në Isfahan dhe në qytete të tjera të Iranit.

Disa nga sloganet ishin: “Maryam Rajavi: Të rinj bashkatdhetarë, bashkohuni me Njësitë e Rezistencës”, “Maryam Rajavi: Martirët e kryengritjes janë çmimi për lirinë e popullit iranian”, “Massoud Rajavi: përmbysja e armikut çnjerëzor është e pashmangshme”, “Massoud Rajavi : Flakët e kryengritjeve nuk do të shuhen”, “Massoud Rajvi: Duhet t’i fitojmë të drejtat tona. Duhet të ngrihemi për të marrë të drejtat tona nga regjimi klerikal antinjerëzor”, “Isfahani dhe Shahrekord nuk janë vetëm. Uji është vjedhur nga mullahët dhe Garda Revolucionare. Etja e popullit iranian do të shuhet vetëm kur ai të ngrihet dhe ta rrëzojë regjimin.”