Friday, June 5, 2020

Iran: Vendosja e Posterave dhe Mesazheve të Udhëheqjes së Rezistencës

22 prill 2020

Posting banners of Resistance's leadershipVendosja e posterave dhe mesazheve të udhëheqjes së Rezistencës

Maryam Rajavi: Entitetet mjekësore dhe financiare të kontrolluara nga Khamenei dhe IRGC duhet t’i vihen në dispozicion popullit

Ditët e fundit, Njësitë e Rezistencës dhe të rinjtë që mbështesin PMOI-në kanë shpërndarë në shumë vende postera, foto dhe mesazhe të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe të Udhëheqësit të Rezistencës Iraniane Z. Massoud Rajavi, të cilët e nxisin publikun t’u vijë në ndihmë të infektuarve me koronavirus.

Aktivistët kanë shkruar gjithashtu graffiti dhe sllogane në Teheran, Tabriz, Mashhad, Isfahan, Shiraz, Shahriar, Sabzevar, Hamedan, Behbahan, Karaj, Varamin, Mahshahr, Sanandaj, Kazeroun, Kerman, Kermanshah, Qazvin, Khorramabad, Gorgan, Chabaksar, dhe Saveh.

Disa nga slloganet përfshijnë: “Ushtria e të uriturve përpara drejt kryengritjes dhe revoltës,” “Qendrat e IRGC duhet të shkatërrohen,” “Fitorja kërkon njëqind herë më shumë përpjekje,” “Massoud Rajavi: Të gjitha asetet e IRGC, ushtrisë, dhe qeverisë duhet t’i jepen popullit,” “Populli iranian është i vendosur t’i çrrënjosë Gardën Revolucionare dhe Bassij,” “Maryam Rajavi: Entitetet e kontrolluara nga Khamenei dhe IRGC, lehtësirat mjekësore dhe financiare duhet t’i vihen në dispozicion popullit,” “Duhet të zhduken mullahët që të mos ketë më koronavirus, “Për sa kohë që ekziston IRGC kriminale, errësira e mullahëve do të vazhdojë,” ” Maryam Rajavi: Pas kaq shumë dhimbjesh e vuajtjesh, pranvera e lirisë do të vijë,” ”Lavdi Rajavi-t, Poshtë Khamenei.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

22 prill 2020

Teheran-20 prill 2020
Shiraz-20 prill 2020 Qytete të ndryshme-20 prill 2020 Teheran-20 prill 2020

Teheran-16 prill 2020

Teheran-16 prill 2020 16 prill 2020 Qytete të ndryshme- 16 prill 2020

Qytete të ndryshme- 17 prill 2020

17 prill 2020 Qytete të ndryshme- 18 prill 2020 Qytete të ndryshme- 18 prill 2020

18 prill 202019 prill 2020

19 prill 2020