Monday, September 20, 2021

Irani është në prag të një epoke të re, më shumë kryengritje janë në horizont

 

Protestat shpërthyen në provincën Khuzestan, Iranin jugperëndimor, dymbëdhjetë ditë më parë. Këto protesta fillimisht ishin për shkak të mungesave të mëdha të ujit në këtë krahinë. Por shpejt këto protesta u intensifikuan dhe njerëzit filluan të shënjestronin zyrtarët e lartë të regjimit në parullat e tyre. Ata brohorisnin “poshtë diktatorit” dhe “Poshtë Khamenei”, lideri Suprem i regjimit. Këto protesta tani janë përhapur në dhjetëra qytete iraniane, përfshirë Tabrizin dhe Teheranin, me njerëz që bëjnë thirrje për ndryshimin e regjimit. Regjimi ka arrestuar dhjetëra njerëz në qytete të ndryshme dhe sipas Muxhahedinëve  Khalq (MEK), 12 njerëz u vranë nga forcat e sigurisë. Megjithatë, protestat vazhdojnë të përhapen dhe intensifikohen.Fuqitë perëndimore dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të mendojnë për 5 gushtin si afatin e fundit për një ndryshim në politikën ndaj regjimit iranian. Kjo është dita kur Presidenti i regjimit Ebrahim Raisi është planifikuar të inaugurohet. Ai njihet se ka kryer një numër krimesh kundër njerëzimit gjatë gjithë karrierës së tij, dhe parashikohet gjerësisht se udhëheqja e tij e degës ekzekutive do të përkojë me një rritje të re të sjelljeve malinje si brenda ashtu edhe jashtë vendit.