Sunday, April 11, 2021

Kryengritja në Iranin Jug-lindor dhe Protestat e Pensionistëve Tregojnë Trazimin e Shoqërisë

Protestat në Iran- foto fajli

Të dielën, pensionistët zhvilluan protestat e tyre mbarëkombëtare për të katërtën javë rresht. Këto protesta u zhvilluan në të njëjtën kohë me kryengritjen në Sistan dhe Baluchistan, në jug-lindje të Iranit, dhe me protesta nga sektorë të tjerë të shoqërisë në mbarë Iranin, duke treguar kështu gjendjen shpërthyese të shoqërisë.

Pensionistët i zhvilluan demonstratat e tyre në Teheran, Yazd, Kermanshah, Arak, Ahvaz, Khorram Abad, Shahrud, Karaj, Shushtar, Mashhad, dhe Zanjan.

Protestuesit në Teheran u mblodhën përpara Organizatës së Sigurimeve Shoqërore dhe marshuan drejt zyrës së Organizatës së Buxhetit dhe Planifikimit. Ata thërrisnin: “Të drejtat tona do t’i rifitojmë vetëm në rrugë,” “Punëtorët e së djeshmes janë protestuesit e të sotmes,” “Kërkesa jonë kryesore, rrogat të marrin parasysh inflacionin,” “Rrogat na paguhen në rial, shpenzimet i kemi në dollarë,” “Ne nuk kemi asgjë, ju jetoni në luks,” dhe “Asnjë komb nuk ka parë kaq shumë padrejtësi.”

Protestat e pensionistëve në mbarë Iranin – 1 mars 2021

Keqmenaxhimi ekonomik i regjimit, korrupsioni, dhe politikat malinje e kanë shkatërruar ekonominë e Iranit. Si rrjedhim, të gjithë sektorët e shoqërisë po luftojnë me varfërinë dhe me një inflacion të lartë. Për shkak të  politikave të gabuara të brendshme e të jashtme të regjimti, ka patur luhatje në kursin e këmbimit valutor. Riali iranian e ka humbur vlerën brenda këtyre pak viteve të fundit. Megjithatë, regjimi nuk i ka rritur rrogat apo pensionet. Si pasojë, shumë pensionistë po jetojnë nën pragun e varfërisë.

Sipas censusit vjetor të marsit 2020, në Iran ka 18 milion pensionistë, të cilët bëjnë pjesë në 96% të popullsisë iraniane që jeton “nën pragun e varfërisë absolute,” sipas Gholamreza Kianmehr, një prej ekonomistëve të regjimit, të shtunën.

Këta pensionistë po jetojnë në një kohë dhe nën një regjim ku “varfëria dhe papunësia kanë marrë dhenë, dhe një diskriminim e varfëri të tillë ekonomike nuk ka patur kurrë në historinë e Iranit,” sipas Said Madani, një prej sociologëve të regjimit.