Saturday, April 10, 2021

Kryengritja në Sistan dhe Baluchestan – 6 – Kryengritja e Baluch-ve Vazhdon për të Pestën Ditë, Pavarësisht Represionit të Rëndë dhe Ardhjes së Përforcimeve

Pas kryengritjes në Sistan dhe Baluchestan, mbrëmjen e së enjtes, të rinjtë e rebeluar u vunë zjarrin zyrave qendrore të Gardës Revolucionare në Suran (provinca Sistan dhe Baluchestan). Protestuesit në Suran dogjën goma makinash për t’ua bllokuar përforcimeve të IRGC-së rrugët drejt qytetit, dhe përplasjet me rojat represive vazhduan në pjesë të ndryshme të qytetit për orë të tëra.

Banorët e guximshëm të Bampur sulmuan stacionin e Forcave të Sigurisë së Shtetit nq qytet mbrëmjen e djeshme dhe u përplasën me forcat represive. Sot në mëngjes, helikopterët e IRGC-së mund të shiheshin duke fluturuar mbi Chabahar.

Regjimi klerikal ka dërguar dhjetëra automjete me njësi speciale nga Isfahani e provinca të tjera fqinje për të shtypur popullin Baluch dhe për ta ulur dallgën e kryengritjes në provincë. Të premten, më 26 shkurt 2021, u raportua që interneti ishte ndërprerë plotësisht në qytetet Zahedan dhe Dashtiari.

Mehdi Shamsabadi, zëvendës Guvernatori i Sistan dhe Baluchestan për çështjet e Inteligjencës dhe Sigurisë, pretendoi në një intervistë me agjencinë e lajmeve ILNA dje se “Provinca Sistan dhe Baluchestan është e qëndrueshme për sa i përket sigurisë dhe qytetet e provincës janë plotësisht të qeta.” Ai i përshkroi protestat popullore si thashetheme dhe tha për ILNA se “pas asaj që ndodhi në Saravan, disa njerëz u përpoqën ta shfrytëzonin rastin për të sulmuar pikat e kontrollit në Korin dhe Qaleh Bid. Ai pretendoi se sulmuesit “nuk ishin nga populli por i përkisnin Mujahedin-e Khalq(MEK/PMOI).” Ai i akuzoi grupet opozitare se “përpiqen të përfitojnë nga turbullira për ta destabilizuar situatën në provincë.”