Thursday, March 28, 2024

Masat Shtypëse ndaj Protestave të Khuzestanit: Fytyra e Zymtë e Pandëshkueshmërisë në Iran

Protests in Khuzestan province over water shortages - July 2021

Seria e re e protestave nisi në provincën Khuzestan më 14 korrik, kundër mungesave të ujit. Shpejt, natyra e këtyre protestave ndryshoi, dhe njerëzit filluan të bënin thirrje për ndryshim regjimi duke thirrur me sllogane si “vdekje diktatorit.”

Si përgjigje, regjimi iranian hapi zjarr mbi turmat e njerëzve. Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka publikuar emrat e 12 dëshmorëve të kryengritjes së Khuzestanit e qyteteve të tjera që janë ngritur për ta mbështetur Khuzestanin.

Ndërkohë që protestat vazhdojnë të intensifikohen në Khuzestan dhe të përhapen në mbarë Iranin, regjimi po i shton gjithashtu masat shtypëse për ta qetësuar shoqërinë e trazuar. Por ditët e fundit, mediat shtetërore kanë pohuar se shtimi i masave shtypëse vetëm sa do ta shtojë urrejtjen e njerëzve.