Thursday, December 2, 2021

Mediat Shtetërore: Irani në Prag të një Revolucioni

iran-large-rally

Krizat ekonomike e sociale të Iranit e kanë shtuar urrejtjen e shoqërisë ndaj regjimit. Mediat shtetërore të Iranit dhe zyrtarët e regjimit e pranojnë që këto kriza kanë ardhur për shkak të skemave malinje dhe korrupsionit të regjimit, dhe paralajmërojnë për një reagim të egër nga populli.

“Deri muajin e fundit të vitit të shkuar, inflacioni po rritej. Terapia e shokut e ekonomisë, e cila nisi në fillim të 2018-ës dhe ka vazhduar deri në muajin e fundit të 2020-ës, është përshpejtuar me ritëm të lartë dhe e ka rritur në mënyrë drastike koston minimale të jetesës,” shkruante agjencia shtetërore e lajmeve ILNA më 16 prill.

ILNA më pas citon një raport nga Qendra Statistike e Iranit rreth çmimeve të të mirave, duke treguar se gjatë muajit të fundit, “çmimet e të mirave janë rritur me 1.8 përqind.”

“Kostot e transportit janë rritur me një mesatare prej 30% në [vitin pers] 1400. Çmimet e artikujve bazë ushqimorë në fund të marsit janë rritur me 25%,” shton ILNA.

Ndërkohë që shumë iranianë po vuajnë nga varfëria, zyrtarët dhe menaxherët e regjimit marrin paga astronomike. “Menaxherët organizacionalë si Sigurimet Shoqërore, të cilat janë në fakt organizata në pronësi të punëtorëve dhe duhet të paguhen në nivelin e pagave të punëtorëve, kanë rroga astronomike prej dhjetëra miliona Toman,” shkruan ILNA lidhur me këtë.