Sunday, September 26, 2021

Mediat Shtetërore të Iranit: Një Shpërthim Shoqëror në Horizont

Iranian youth protesting on the street

Iranin e ka pllakosur kriza e Covid-19. “Vala e katërt e koronavirusit po poërhapet me shpejtësi në mbarë vendin,” shkruante të enjten e përditshmja shtetërore Mostaghel. Populli po lufton edhe me varfërinë. Kështu, shoqëria e Iranit është në prag të një shpërthimi shoqëror.

Regjimi e ka përdorur krizën e koronavirusit dhe viktimat në masë të saj për të parandaluar një kryengritje tjetër. “Kriza e Covid-19 aktualisht po e pengon rebelimin e popullit të varfër,” the të enjten Ahmad Tavakoli, anëtar i Këshillit të Ekspediencës të regjimit, lidhur me këtë.

Megjithatë, pavarësisht politikave çnjerëzore të regjimit lidhur me Covid-19, pas një pauze të shkurtër në dimër kanë filluar sërish protestat e përditshme nga të gjithë sektorët e shoqërisë, protesta të cilat janë përhapur në mbarë vendin.

Të mërkurën, pensionistët zhvilluan tubimet e tyre mbarëkombëtare për të 10-tën herë rresht. Ata thërrisnin me sllogane si “S’mund ta durojmë më këtë padrejtësi,” “Nuk do të votojmë më. Kemi dëgjuar shumë gënjeshtra,” duke treguar që politika çnjerëzore e regjimit për sa i përket Covid-19 ka dështuar.

Tani regjimi i mullahëve po përballet me dy fakte. Së pari, trazimi i shoqërisë; siç tha Tavakoli, “Njerëzit janë në një gjendje kaq të vështirë saqë ato gjëra [kryengritjet] që s’duhet të ndodhin, ndodhin.” Kjo sepse njerëzit kanë probleme të rënda në sigurimin e jetesës. “Situata për njerëzit me të ardhura të ulëta është e vështirë, dhe çmimet po rriten ditë pas dite. Kjo situatë është shqetësuese,” tha Ahmad Janati, kryetar i Këshillit të Gardianëve të regjimit, të enjten. Njerëzit s’mund t’i durojnë më politikat, veprimet dhe korrupsionin e regjimit, të cilat ua kanë shkatërruar jetën. Kështu, masat shtypëse të regjimit dhe politika e tij çnjerëzore për Covid-19 nuk janë më të afta ta parandalojnë kryengritjen e popullit kur ajo të ndodhë.