Wednesday, June 23, 2021

Mediat Shtetërore të Iranit Paralajmërojnë Zyrtarët e Regjimit për një Tjetër Shpërthim të Publikut

With Iran’s increasing economic crisis due to the regime mismanagement, state-run media warn of another public outburst. 

Me rritjen e krizës ekonomike të Iranit, të shkaktuar nga keqmenaxhimi i regjimit, mediat shtetërore paralajmërojnë për një tjetër shpërthim të publikut kundër regjimit në tërësi.

“Në vitin aktual [Pers] 1399, shumë lloje studimesh tregojnë se pragu i varfërisë në Teheran [në kryeqytet] ka arritur në 10 milion toman, sepse çmimet kanë qenë në rritje, dhe si rrjedhim, fuqia blerëse e njerëzve ka rënë, dhe tashmë ata nuk munden as të plotësojnë nevojat më themelore,” shkroi shtetërorja Mardom Salarie të dielën, në një artikull me titull: “Ekonomia e sëmurë dhe tendenca në rritje e varfërisë në shoqëri.”

“Statistikat tregojnë se klasat e varfra dhe të mesme po lëvizin përgjatë një vije të caktuar ekonomike, dhe mund të thuhet pa problem se të paktën gjysma e popullsisë së vendit jeton poshtë pragut të varfërisë,” shton Mardom Salarie.

Mardom Salarie paralajmëron autoritetet e regjimit se “Nëse kushtet ekonomike nuk ndryshojnë dhe vazhdojnë të përkeqësohen, do të shohim kaos në shoqëri, në një mënyrë jo të këndshme. Ky problem do të transmetohet dhe do ta dëmtojë bërthamën e shoqërisë, dhe gradualisht kaosi do të përfshijë të gjitha klasat shoqërore.”

Mediat shtetërore të regjimit i quajnë protestat dhe kryengritjet e mëdha të popullit, si ato në nëntor 2019, “trazira,” “incidente,” dhe “kaos.”

Regjimi dhe apologjetët e tij janë përpjekur të fajësojnë sanksionet ndërkombëtare si arsyen e vërtetë të krizave ekonomike e shoqërore brenda Iranit.

“Edhe nëse gjithë bota bëhet aleate [e regjimit], edhe nëse hiqen të gjitha sanksionet ndërkombëtare, dhe ne mund të eksportojmë më shumë naftë se zakonisht, problemet dhe sfidat [e regjimit] do të mbeten,” shkroi të dielën shtetërorja Jahan-e Sanat, duke nënvizuar se “strategjitë [e regjimit] nga brenda nuk mund të udhëheqin drejt progresit.”