Sunday, April 11, 2021

MEK, Shqetësimi Kryesor i Qeverisë së Iranit – Pse?

Me përshkallëzimin e një krize në krye të qeverisë iraniane dhe në mesin e sanksioneve ekonomike, mediat shtetërore dhe zyrtarët e qeverisë po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Është sikur sa herë që ngrenë sytë lart, shohin opozitën e tyre të vjetër në çdo sfidë të brendshme e ndërkombëtare.

E përditshmja shtetërore Mostaghel, e cila e konsideron veten në anën e fraksionit reformist, ka shkruar më 23 shkurt një artikull me titull “Dogmatizmi i Verbër”:

“Zgjedhjeve po u bëhet shumë reklamë. Sigurisht, jo vetëm reklama të shëndetshme e përfshirëse, por në shumë raste reklamim destruktiv. Është si t’i bësh varrin vetes në fushën e zgjedhjeve. A thua se nuk e shohin se armiku në formën më të padukshme po projekton shumë lloje konspiracionesh kundër sistemit në këtë hendek.”

Një rezolutë e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së që i tronditi të gjithë

Kjo gazetë u përpoq të tërhiqte vëmendjen drejt kontradiktës kryesore të qeverisë iraniane, duke vënë në dukje gjendjen delikate të zgjedhjeve të ardhshme. Gazeta shkruan:

“Ata nuk e shohin që, në po ato ditë kur [shefi bërthamor i OKB-së, Rafael] Grossi vjen në Teheran, ata thërrasin me sllogane për t’i larguar inspektorët, armiku më i keq i sistemit, MEK, jashtë vendit, ka regjistruar një rezolutë dypartiake, të nënshkruar nga 113 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA. Ata po e shfrytëzojnë në mënyrë strategjike atë kundër integritetit të sistemit.

“A e kanë lexuar këta radikalë përmbajtjen e rezolutës kongresionale të SHBA që i tronditi të gjithë? Një rezolutë që mbështet strategjinë e ligë të MEK për ta përmbysur [regjimin] dhe që i ka përshkruar hapat që MEK po ndërmerr kundër sistemit të Republikës Islamike si ‘parimorë’ dhe ‘të dobishëm.’”

Panik nga një kryengritje përtej nëntorit 2019

Kjo gazetë shpreh frikën e saj nga një kryengritje e mundshme si ajo e nëntorit 2019 duke shkruar: “Përmes rrjetit të tyre satelitor, ata nuk ndalojnë së nxituri të rinjtë për të shkaktuar kaos e mosbindje. MEK praktikisht e ka pushtuar hapësirën kibernetike dhe i fton të rinjtë të armatosen duke prodhuar video, dokumente, e artikuj të përditshëm. Një Zot e di se çfarë kanë përgatitur për ne në trazirat e ardhshme.”

Në fund, gazeta i drejtohet fraksionit rival duke i thënë se janë në të njëjtën situatë, dhe shkruan:

“Pse nuk e kuptoni, në një situatë ku MEK me 40 vite urrejtje të verbër ndaj Republikës Islamike (pavarësisht çdo fraksioni apo rryme), nuk zmbrapsen as edhe një centimetër, sulmet tuaja mbi reformistët vetëm sa e përgatisin terrenin për goditje të mëtejshme nga ana e MEK ndaj integritetit të sistemit?”

“Nëse kjo procedurë vazhdon, dhe me veprimet e tyre hendeku brenda sistemit zgjerohet edhe më tej, asnjëri nga fraksionet nuk do të përfitojë nga kjo gjë, por do të fitojë armiku që është betuar të na përmbysë. Shpimi i anijes do të na çojë të gjithëve drejt mosekzistencës.”