Thursday, December 2, 2021

Ministri i Brendshëm i Mullahëve Mbulon Krimet Kundër Njerëzimit, Përpiqet Dëshpërimisht ta Minimizojë Numrin e Martirëve të Kryengritjes së Nëntorit

Të rënë për liri – Martirët e Protestave të Iranit — Nëntor 2019

Mullahs' Interior Minister Covers up crimes against humanity, tried desperately to minimize the number of November uprising martyrs Duke e pranuar mbylljen e internetit dhe përmasat masive të protestave, Rahmani-Fazli tha: Donin ta kthenin këtë në një luftë civile dhe të ndiqnin rrugën e Sirisë

Më në fund, pas shtatë muajsh, Ministri i Brendshëm i mullahëve e pranoi vrasjen e 200 njerëzve gjatë kryengritjes së nëntorit, duke thënë se 40 apo 45 njerëz, ose rreth 20 përqind e tyre, janë vrarë nga armë jostandarde  

Shtatë muaj pas kryengritjes së nëntorit, duke u përpjekur ta ulë numrin e viktimave të kryengritjes së nëntorit 2019 deri në 10 përqind të shifrës së vërtetë, Abdolreza Rahmani-Fazli, Ministri i Brendshëm i Rouhani-t e pranoi mbrëmjen e shkuar se janë vrarë mbi 200 protestues. Por i tmerruar nga një reagim i ashpër, ai pretendoi në mënyrë absurde se 20 përqind e viktimave janë vrarë nga armë jostandarde, duke lënë të kuptohet sikur ata janë vrarë nga kundërshtarët e regjimit. Gjithsesi, Rahmani e pranoi padashur se regjimi i ka vrarë mbi 80 përqind të viktimave.

Në një intervistë me televizionin shtetëror më 30 maj 2020, Rahmani-Fazli tha: “Ata (armiku) kanë shpallur se janë vrarë 10,000 njerëz, janë vrarë 8,000 njerëz, 7,000, 6,000. Kanë përmendur madje edhe shifrën 2,000. Dashtë Zoti, do t’i shpallim shifrat brenda pak ditësh. Numri i vdekjeve nuk është aspak në ato nivele. Dua të them se 20 përqind e numrit, diku midis 40 e 45 viktima janë regjistruar si martirë. Ata ishin të pafajshëm dhe thjesht po kalonin në rrugë. Ata janë vrarë nga armë e taktika të tilla që nuk i përkasin aspak Forcave të Sigurisë së Shtetit apo agjencive të tjera qeveritare.”

Duke e pranuar bllokimin e internetit, Ministri i Brendshëm i regjimit theksoi përmasat masive të protestave të nëntorit: “Thonë se Rahmani ndërpreu internetin gjatë gjatë atyre netëve. Sigurisht që e bëra këtë, sepse ata bënin trajnime dhe komandonin përmes internetit… Arsyeja pse janë mërzitur është se donin të nisnin një luftë civile. Ne, zyrtarët e sigurisë së vendit, i kishim survejuar për disa muaj … Çmimi i gazolinës shërbeu si një mundësi për shpërthimin e kësaj gjëje … Po të kishte patur një dimension të gjerë dhe kontekst shoqëror, do të kishte qenë shumë më e madhe se kaq… Ata donin të shkaktonin çrregullim e pasiguri në vend, ta kthenin vendin në një Siri të dytë… Ruajtja e sigurisë është e rëndësishme për të gjithë ne, dhe është baza e të gjitha veprimtarive.”