Friday, May 14, 2021

Në Mbarë Iranin Vazhdojnë Protestat Teksa Krizat Ekonomike Thellohen

 

bazneshastegan-fooladTeksa problemet ekonomike thellohen në Iran, protestat nga të gjithë sektorët e shoqërisë vazhdojnë në mbarë vendin. Iranianët i konsiderojnë politikat e gabuara dhe korrupsionin e regjimit si shkakun e vërtetë të problemeve të tyre.

Të dielën, pensionistët e Organizatës së Sigurimeve Shoqërore të Iranit zhvilluan tubimet e tyre mbarëkombëtare, duke protestuar ndaj kushteve të rënda të jetesës, mosveprimit të regjimit për t’ua zgjidhur problemet, dhe bënë thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të mullahëve. Pensionistët i zhvilluan protestat e tyre pavarësisht përpjekjeve të regjimit për t’i frikësuar.

Në Teheran, protestuesit marshuan nga Organizata e Sigurimeve Shoqërore drejt metrosë Shademan, duke thirrur “Nuk do të votojmë më sepse nuk kemi parë aspak drejtësi.”

“Parlament, qeveri, mjaft e gënjyet popullin,” “Qeveria tradhton, parlamenti e mbështet,” “Nuk do të votojmë më, kemi dëgjuar mjaft gënjeshtra,” “Nuk do të pushojmë derisa t’i fitojmë të drejtat tona,” dhe “Vetëm duke dalë nëpër rrugë mund t’i fitojmë të drejtat tona.”