Thursday, January 14, 2021

Një Vit Pas Kryengritjes Masive, Shembja e Regjimit Iranian Është Shumë Afër Realizimit

 

Iran: Tenth day of Iran UprisingSituata politike e Iranit ndryshoi përgjithmonë në nëntor 2019. Në atë muaj, iranianët u grumbulluan në mënyrë spontane në 191 qytete të mëdha e të vogla, për të marrë pjesë në një kryengritje mbarëkombëtare e cila e refuzoi sistemin teokratik në tërësinë e tij, dhe i hapi rrugën marrjes së pushtetit nga një alternativë demokratike.

Ky mesazh për ndryshim regjimi nuk ishte krejtësisht gjë e re. Ai ishte shprehur në pothuajse po aq lokalitete më pak se dy vite më parë, kur protestat ndaj një ekonomie në shembje e sipër u shndërruan në diçka me një sferë shumë më të gjerë qëllimi. Në janar 2018, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) ndihmoi në popullarizimin e slloganeve si “poshtë diktatori” dhe këto sllogane kanë mbetur në qarkullim edhe sot.

Ndikimi i MEK u konfirmua gjatë asaj kryengritjeje të mëparshme nga vetë lideri suprem i regjimit, Ali Khamenei. Që atëherë, ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë e kanë bërë zakon ta paralajmërojnë njëri-tjetrin për ndikimin në rritje të MEK dhe potencialin që kjo organizatë ka për ta ngritur vetëdijen globale lidhur me një lëvizje protestuese në Iran e cila bën thirrje në mënyrë aktive për një ndryshim të plotë të formës së qeverisjes.