Thursday, December 3, 2020

Njerëz nga të gjitha sferat e jetës vazhdojnë protestat në mbarë Iranin

Protests by oil sector workers in IranProtestat nga punëtorët e sektorit të naftës në Iran

 

Punëtorët në industritë petrokimike dhe të naftës dhe në centralet elektrike të Iranit vazhduan sot grevën e tyre për të 32-tën ditë rresht në 19 qytete të 10 provincave, në 38 pika qendrore.

78 days protests by workers of the Haft Tappeh Sugar Cane Company in Shush, southwest Iran78 ditë protesta nga punëtorët e Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh në Shush të Iranit jug-perëndimor

Të martën, më 1 shtator, punëtorët e Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh vazhduan protestën e tyre përpara zyrës së guvernatorit në qytetin Shush të provincës Khuzestan, në Iranin jug-perëndimor, si dhe përpara zyrës së Kaab Omair, deputetit të Majlis (parlamentit) që përfaqëson qytetin Shush. Kjo grevë ka vazhduar për 79 ditë. Në këtë protestë, punëtorë të tjerë iu bashkuan kolegëve të tyre.

Çështjet më të rëndësishme të ngritura në kërkesat e punëtorëve gjatë kësaj greve janë si më poshtë:

  • Pagesa e menjëhershme e rrogave të vonuara dhe rinovimi i librezave të sigurimit
  • Rikthimi i menjëhershëm në punë i kolegëve të pushuar
  • Arrestimi i menjëhershëm i Omid Assadbeigi (CEO i Kompleksit Agro-Industrial të Kallamsheqerit Haft Tappeh) dhe burgim i përjetshëm për këtë individ të korruptuar
  • Heqja e menjëhershme e punëdhënësve të korruptuar nga Haft Tappeh
  • Rikthimi i menjëhershëm i pasurisë së vjedhur tek punëtorët
  • Dhënia fund karrierave të menaxherëve tashmë të dalë në pension