Thursday, January 20, 2022

Njerëzit dhe gratë e Isfahanit sfidojnë forcat e sigurisë, një grua vritet

People and women of Isfahan defy security forces, a woman gets killedNjerëzit dhe gratë e Isfahanit sfidojnë sulmet e forcave të sigurisë ndaj fermerëve. Një grua u qëllua në kokë dhe u vra nga forcat e sigurisë.

KY LAJM PËRDITËZOHET ME RAPORTET E FUNDIT

Forcat shtypëse të regjimit klerikal sulmuan demonstruesit që u mblodhën për protestë në shtratin e lumit Zayanderud në Isfahan të premten në mëngjes, 26 nëntor 2021.

Qindra forca të sigurisë sulmuan fermerët protestues të Isfahanit dhe banorët e zonës që iu bashkuan atyre në një protestë mëngjesin e sotëm. Ata qëlluan protestuesit me armë dhe përdorën gaz lotsjellës. Të paktën 50 protestues u plagosën nga forcat e sigurisë, shumë në kokë dhe fytyrë. Shumica e të plagosurve nuk shkuan në spital për të mos u arrestuar.

Gratë në ballë të protestës

Protestuesit, duke përfshirë shumë nga gratë e guximshme të Isfahanit, përballen me forcat e sigurisë me duar bosh dhe me thirrjet “vdekje diktatorit”, “vdekje Khamenei” dhe “Isfahani, bërtit dhe kërko të drejtat tua”.Ata u zotuan të mos largohen “derisa uji të kthehet në lumin Zayanderud”.Forcat e sigurisë shpërndanë protestuesit, por ata u mblodhën sërish dhe në fund detyruan forcat e sigurisë të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

People and women of Isfahan defy security forces' attack on farmers Protestuesit në Isfahan, duke përfshirë shumë gra, detyruan forcat e sigurisë të arratiseshin.

Protestat u zhvilluan pavarësisht sulmit të regjimit klerikal dhe djegies së çadrave rë fermerëve në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes, dhe pavarësisht mesazheve kërcënuese për popullin e Isfahanit kundër pjesëmarrjes në protestë.Pamjet që vijnë nga Irani tregojnë gra që drejtojnë turmën me thirrjet e tyre dhe nxitojnë në ndihmë të atyre që rrihen ose arrestohen nga forcat e sigurisë.

Një grua vrapon për të shpëtuar një burrë të rrahur dhe arrestuar nga forcat e sigurisë.

Të paktën 50 nga fermerët dhe protestuesit e tjerë janë plagosur në perëndim të diellit.Numri i protestuesve është në rritje, ndërsa ballafaqimet vijojnë ende teksa po publikohet ky raport. Të paktën një grua u qëllua në kokë dhe u vra nga forcat e sigurisë.Regjimi klerik ka ndërprerë internetin në Isfahan dhe në disa qytete të tjera, përfshirë Urminë dhe Ahvazin, për të parandaluar përhapjen e lajmit.

People and women of Isfahan defy security forces' attack on farmers

Protestuesit, duke përfshirë edhe shumë gra të guximshme të Isfahanit, iu bashkuan protestës në shenjë solidariteti me fermerët e Isfahanit.

Trupat i përgjigjen me plumba dhe gaz lotsjellës protestave paqësore për ujin Dhjetëra mijëra njerëz iu bashkuan fermerëve të Isfahanit në ditën e 12-të të protestës javën e kaluar të premten, më 19 nëntor 2021.

Fermerët kanë kërkuar pjesën e tyre të ujit nga regjimi klerik.Edhe banorët e Shahrekordit u ngritën në mbështetje të fermerëve të Isfahanit, duke kërkuar pjesën e tyre të ujit.Keqmenaxhimi i lumenjve dhe ujit të Iranit nga mullahët ka çuar në shkatërrimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Situata e Isfahanit është veçanërisht drastike ku lumi Zayanderud është tharë.Zayanderud dikur ishte lumi më i madh në pllajën iraniane.Qindra forca të sigurisë sulmuan protestuesit paqësorë që donin të mblidheshin pranë urës Pol-e Khaju në shtratin e lumit të tharë të Zayanderud të premten, 26 nëntor 2021.

Mijëra njerëz të Isfahanit nxituan për të mbështetur protestuesit dhe u përleshën me njësitë speciale kundër trazirave. Njerëzit gjithashtu u përleshën me policinë në rrugët e Isfahanit.Protesta dyjavore që filluan fermerët, duke kërkuar të drejtën e tyre për ndarjen e ujit nga Zayanderud, tani është kthyer në politike dhe njerëzit dhe të rinjtë e zemëruar filluan të brohorasin, “Vdekje Khamenei!” Zërat e grave mund të dëgjohen qartë.

Pas një thirrjeje të gjerë dhe pavarësisht paralajmërimeve dhe masave represive të marra nga Forca e Sigurisë së Shtetit, të rinjtë dhe të rejat trima të Isfahanit u mblodhën dhe protestuan përgjatë lumit Zayanderud sot, e premte, 26 nëntor. Sipas raportimeve, një nga demonstruesit që u kap nga forcat e sigurisë u lirua më vonë nga njerëzit.

Popullsia në rritje është përplasur me policinë dhe rezistenca vazhdon.Mbështetni gratë e guximshme të Iranit dhe luftën e tyre për liri.