Sunday, September 26, 2021

Pensionistët iranianë kërkojnë rritje të pensioneve në të paktën 20 qytete

 

Pensioners-FebPensionistët janë grumbulluar sot në të paktën 20 qytete të Iranit për të kërkuar rritje të pensioneve.

Pensionistët janë mbledhur jashtë godinave të Organizatës së Sigurimeve Shoqërore në Teheran, Karaj pranë Teheranit, Qom në jug të Teheranit, Arak në veri-perëndim të Teheranit, Isfahan dhe Yazd në Iranin qendror, Tabriz, Ardabil, Qazvin, dhe Zanjan në Iranin veri-perëndimor, Mashhad, Bojnurd dhe Neyshabur në Iranin veri-lindor, Kerman në Iranin jug-lindor, Shushtar, Shush, Dezful, Ahvaz dhe Shiraz në Iranin jug-perëndimor, dhe Sanandaj, Khorramabad, Ilam, dhe Kermanshah në Iranin perëndimor.

Në Teheran, pensionistët thërrisnin “kërkesa jonë kryesore është që rrogat tona të barazohen me inflacionin”, “rritja e çmimeve dhe inflacioni janë fatkeqësi për popullin”, dhe “nuk do të dorëzohemi deri sa t’i fitojmë të drejtat tona.”