Gjatë ditëve të fundit në qytetet iraniane ka patur edhe më shumë protesta nga të gjitha fushat e jetës. Njerëzit kanë protestuar kundër keqmenaxhimit ekonomik të regjimit, që ua ka intensifikuar problemet e jetesës gjatë shpërthimit të koronavirusit. Ndërkohë që popujt e tjerë në mbarë globin e kanë nisur vitin e ri me më shumë shpresë, iranianët vazhdojnë të përleshen me varfërinë e me pandeminë e koronavirusit.
Raportet e këtyre protestave mblidhen nga opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Të hënën më 4 janar, një grup infermierësh të qendrave shëndetësore në Ahvaz të Iranit jug-perëndimor protestuan kundër diskriminimit sistematik në punë, mungesës së sigurisë së punës, dhe pabarazisë në rroga. Ndërkohë që infermierët janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, ata po durojnë një presion tepër të madh në jetën e tyre.
Këta protestues thonë: Rrogat dhe bonuset tona janë reduktuar në muajt e fundit. Si rrjedhim, për shkak të pandemisë kemi patur një situatë shumë të vështirë vitet e fundit.