Tuesday, August 3, 2021

Përmbledhje e Protestave në Iran: Mediat Shtetërore Pohojnë se Regjimi Nuk do të Mbijetojë as edhe Një Vit

Raportet e marra nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) tregojnë se në Iran vazhdojnë protestat nga të gjithë sektorët e shoqërisë. Pensionistët e Organizatës iraniane të Sigurimeve Shoqërore kanë mbajtur tubime në mbarë vendin të mërkurën, duke kërkuar pensionet e vonuara dhe paga më të larta teksa inflacioni vazhdon të rritet.

Protestuesit thërrisnin: “Kemi dëgjuar shumë gënjeshtra, nuk do të votojmë më,” “Deri sa t’i fitojmë të drejtat tona, do të jemi këtu çdo ditë,” “integriteti, sigurimi i jetesës janë të drejtat tona,” “Sigurime Shoqërore, turp të keni,” dhe “vendi ynë është plot me thesare, por pensionistët vuajnë.”

Të dielën, pensionistët zhvilluan protestat e tyre mbarëkombëtare për të nëntën javë. Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e opozitës, kishte thënë lidhur me këtë: “Protestat e pensionistëve plot dinjitet që jehojnë në mbarë vendin me thirrjet për ta bojkotuar farsën e zgjedhjeve [presidenciale], reflektojnë thirrjet protestuese të të gjithë iranianëve për të fituar të drejtat e tyre të plaçkitura nga regjimi pushtues e i korruptuar i mullahëve.”

Të hënën, aksionerët e plaçkitur të Bursës së Iranit reflektuan gjithashtu urrejtjen e tyre për regjimin dhe farsën e zgjedhjeve të tij presidenciale. Duke protestuar përpara parlamentit të regjimit, ata thërrisnin: “Kemi dëgjuar shumë gënjeshtra; nuk do të votojmë më.”

Rritja në flluskë e Tehran Stock Exchange (TSE – Bursa e Teheranit) më në fund shpërtheu, duke bërë që shumë njerëz t’i humbnin kursimet e një jete. Ata kishin investuar pasi regjimi kishte bërë premtime të fryra për një treg të suksesshëm të aksioneve.

Raportet nga MEK tregojnë gjithashtu se edhe ditët e fundit ka patur protesta në mbarë Iranin nga të gjithë sektorët e shoqërisë. Mësues nga institucione të ndryshme arsimore në Yazd të Iranit Qendror u grumbulluan përpara zyrës së Ministrisë së Arsimit në kryeqytetin e provincës për të kërkuar privilegjet e tyre të punës. Të martën, mësuesit në Shiraz dhe Karaj protestuan ndaj vendimit më të fundit të regjimit për ta ndryshuar planin e pensioneve.

Në Ahvaz të Iranit jug-perëndimor, një grup punëtorësh nga Departamenti i Ujit dhe Kanalizimeve i Ahvazit u grumbulluan përpara ndërtesës së guvernatorit, duke protestuar ndaj faktit që autoritetet nuk u përgjigjen kërkesave të tyre.

Më 6 prill, punonjësit e Departamentit ABFA të Khorramshahr zhvilluan një tubim, për të kërkuar pagat e vonuara. Ata thonë se kërkesat dhe pagat e tyre nuk u janë dhënë për tre muaj. Këto protesta tregojnë trazimin e shoqërisë dhe faktin se, ndryshe nga ç’thonë apologjetët e mullahëve, vështirësitë ekonomike të popullit iranian janë shkaktuar nga korrupsioni dhe politikat e gabuara ekonomike të regjimit.

“Pamundësia për të siguruar jetesën dhe frika e të ardhmes i ka mbushur me zemërim iranianët. Ata nuk i dëgjojnë fjalët [tona] dhe nuk i besojnë askujt. Ata vetëm mallkojnë [regjimin] dhe kërcënojnë. Pasojat janë fare të qarta. Kështu nuk do të mbijetojmë as edhe për një vit,” shkruante e përditshmja shtetërore Arman të mërkurën.