Wednesday, August 4, 2021

Përmbledhje e Protestave të Iranit: Rritja e Mospajtimit Çon në Bojkot të Zgjedhjeve

Sipas një raporti të mbledhur nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), në Iran vazhdojnë protestat nga të gjithë sektorët e shoqërisë kundër problemeve ekonomike e sociale. Këto protesta, ku njerëzit theksojnë se “nuk do të votojnë” pasi “nuk kanë parë drejtësi,” parathonë një bojkot mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit.

Të martën më 8 qershor 2021, një grup mësuesish të shkollave të ashtu-quajtura “jo fitimprurëse” zhvilluan protestën e tyre të tretë përpara parlamentit të regjimit, duke protestuar për kushtet e këqija të punës dhe pagat e ulëta. Ka patur shumë protesta nga mësuesit e shkollave jo fitimprurëse të hënën në qytete të tjera të Iranit.

Ndërkohë që shkollat jo fitimprurëse në Iran marrin shuma të stërmëdha nga familjet e nxënësve, rrogat e mësuesve janë sa një e treta e rrogës së një mësuesi që punon në shkollat e zakonshme. Vlen të përmendet që mësuesit iranianë në shkollat e zakonshme marrin një rrogë që është shumë herë më e ulët sesa pragu i varfërisë.

Gjithashtu, të hënën, një grup edukatorësh të arsimit para-shkollor në Izeh të provincës Lorestan zhvilluan një tubim për të protestuar kundër pagave të ulëta dhe refuzimit të regjimit për t’ua mbuluar shpenzimet e udhëtimit.