Thursday, March 28, 2024

Protesta në Iranin Jugperëndimor për shkak të krizës së ujit

 

Protestat shpërthyen në qytete të caktuara të Iranit jugor për shkak të mungesës së ujit – 15 korrik 2021

Protestat shpërthyen në dhjetëra qytete në provincën Khuzestan, në jugperëndim të Iranit të Enjten mbrëma për shkak të krizës së ujit.

Duke u përballur me mungesa të mëdha uji të cilat kanë shkatërruar jetën e tyre, njerëzit u derdhën në rrugë duke protestuar për mosveprimin e regjimit.

Në vend që t’u përgjigjej kërkesave të njerëzve, regjimi dërgoi forcat e tij të sigurisë në provincën Khuzestan. Pamjet nga Irani tregojnë se forcat e sigurisë po përdorin zjarr masiv për të shpërndarë turmat e vendasve të cilët thjesht protestojnë ndaj mungesës së ujit.

Sipas raporteve nga Irani, qytete si Ahvaz, Bostan dhe Mahshahr ishin dëshmitarë të protestave dhe njerëzve që përplaseshin me forcat e sigurisë.

Sipas vendasve, forcat e sigurisë përdorin pushkë sulmuese AK-47 për të hapur zjarr mbi njerëzit që vetëm po protestojnë ndaj mungesës së ujit.

Për ditët e fundit, kriza e ujit në Iran, kryesisht në jug, arriti një pikë kritike, duke i lënë njerëzit pa ujë për orë të tëra. Njerëzit dolën në rrugë, duke ia hedhur fajin regjimit dhe politikave të tij korruptive. Në Ahvaz, protestuesit e zemëruar bllokuan rrugën kryesore ndërsa protestuan për mungesat e mëdha të ujit.

Vendasit në Hamidieh, Ahvaz vazhduan protestat e tyre dhe marshuan në rrugë, duke shpërndarë njësinë anti-trazirave që u përpoq t’i ndalonte.

Raportet tregojnë se mbi 700 fshatra në Khuzestan vuajnë nga mungesa e ujit. Fermerët janë në një situatë të rëndë, palmat vdesin dhe buallët zhduken për shkak të mungesës së ujit. Me fjalë të tjera, njerëzit po vdesin në kënetën e pakujdesisë dhe keqmenaxhimit të mullahëve në pushtet.

Njerëzit në qytetin Bostan të Dasht-e Azadegan, në perëndim të Ahvazit, brohorisnin, “Ne nuk do të pranojmë poshtërim”, duke protestuar ndaj mungesës së ujit për shkak të transferimit të tij në qytete të tjera.