Tuesday, September 28, 2021

Protestat e Khuzestanit Shtrihen Edhe në Teheran e në Mbarë Iranin

Të hënën, më 26 korrik, qindra banorë të Teheranit u derdhën nëpër rrugë, duke protestuar kundër ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë. Por slloganet u shndërruan menjëherë në parulla anti-sistem si, “Topa, tanke, e zjarr, mullahët duhet të zhduken,” “Vdekje diktatorit,” dhe “As Gaza as Libani, jeta ime për Iranin.”

Protestuesit hodhën edhe një hap më tej dhe e shprehën urrejtjen e tyre ndaj të tërë sistemit në pushtet duke thirrur kundër Liderit Suprem Ali Khamenei. Njerëzit e zemëruar thërrisnin me fjalitë “Khamenei, turp të kesh, ik nga shteti” dhe “Vdekje Khamenei-t.”

Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka lavdëruar protestuesit që janë ngritur kundër regjimit pavarësisht masave represive të mullahëve. “Protestuesit e rinj në Teheran shfaqin vendosmërinë e madhe të popullit iranian për të themeluar demokracinë dhe sovranitetin kombëtar,” postoi ajo në Twitter.