Saturday, April 10, 2021

Protestat e Vazhdueshme në Iran Parathonë një Kryengritje të Pashmangshme

 

Iran, kryengritjet e nëntorit 2019

Mbi 20 qytete iraniane kanë qenë skena të protestave të pensionistëve për të tretën javë rresht të dielën. Këto protesta, së bashku me ato të sektorëve të tjerë të shoqërisë, parathonë një kryengritje të pashmangshme.

Gjatë protestave të tyre të dielën, pensionistët të cilët luftojnë me varfërinë për shkak të pagave të ulëta, morën në shënjestër mosveprimin dhe korrupsionin e institucionalizuar të regjimit duke thirrur me sllogane si “Jemi të xhindosur nga kaq shumë padrejtësi,” dhe “mjaft më me shtypje e padrejtësi, tryezat i kemi bosh.”

Një nga protestuesit tha: “Ky tubim ishte një paralajmërim për t’ua bërë të ditur [zyrtarëve të regjimit] se nuk do të mblidhemi gjithmonë këtu duke ndenjur e duke thirrur … herën tjetër nuk do të jetë kështu.”
Protesta e pensionistëve të dielën shënoi protestën e pestë mbarëkombëtare të tyre në dy muajt e fundit. Këto protesta dhe slloganet e tyre po bëhen gjithnjë e më radikale, duke marrë në shënjestër “rrënjët e padrejtësisë.”

Muajt e fundit ka patur dhjetëra protesta në mbarë Iranin. Këto protesta po zhvillohen pavarësisht krizës së koronavirusit dhe politikave çnjerëzore të regjimit për ta vënë nën kontroll shoqërinë e trazuar.