Sunday, September 26, 2021

Protestat në Iran dhe Regjimi i Paqëndrueshëm i Mullahëve

Protestat në Khuzestan të Iranit jug-perëndimor vazhduan të shtunën për të dhjetën ditë rresht. Të dielën, banorët e Tabrizit në Iranin veri-perëndimor zhvilluan protesta në solidaritet me banorët që kanë ngritur krye në Khuzestan. Pavarësisht masave shtypëse të regjimit, protestat vazhdojnë të përhapen dhe intensifikohen në mbarë Iranin.

Njerëzit në Tabriz thërrisnin “[Provinca] Azerbaixhan është zgjuar; Khuzestani po reziston.” Protestat kanë mbërritur edhe në qytetet Saqqez dhe Zanjan. Regjimi ka qenë dëshmitar i faktit që masat e tij represive, si dërgimi i një kontigjenti të madh forcash ushtarake në disa qytete ose ndërprerjet e internetit në Khuzestan e provinca të tjera, nuk e kanë penguar përhapjen dhe intensifikimin e protestave.

Protestuesit në Tabriz mbështesin demonstruesit e provincës Khuzestan, duke u përplasur me forcat shtypëse

Këto protesta të vazhdueshme nënvizuan edhe një herë faktin që populli iranian nuk e do këtë regjim. Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, ka dhënë urdhër për shtetrrethim përmes zyrtarëve të regjimit të tij, nën pretekstin e luftimit të koronavirusit. Regjimi jep urdhër për izolim gjoja për shkak të Covid-19, ndërkohë që, për shkak të mosveprimit të tij, bilanci i vdekjeve nga Covid-19 po arrin në gjysëm milioni.

Megjithatë, pavarësisht shtetrrethimit jo zyrtar, njerëzit janë derdhur nëpër rrugë në provincën Khuzestan, në Tabriz, dhe në qytete të tjera.

Por pse masat shtypëse të regjimit nuk i penguan njerëzit të dilnin nëpër rrugë? Shkaku gjendet tek dobësia në themel e regjimit dhe tek trazimi i shoqërisë.

Këtë mund ta qartësojë një krahasim me periudhën e fundit të sundimit të Shahut.

Disa muaj përpara revolucionit anti-monarkik të Iranit në 1979-ën, Shahu pati instaluar një qeveri ushtarake, por nuk ia doli ta vinte nën kontroll shoqërinë shpërthyese të Iranit. Shahu u rrëzua edhe pse kishte një ekonomi pjesërisht të qëndrueshme dhe nuk ishte i izoluar në arenën ndërkombëtare.

Tani, Khamenei dhe regjimi i tij po vuajnë një një izolim gjithnjë e më i madh ndërkombëtar, dhe për shkak të korrupsionit e politikave luftënxitëse të regjimit, ekonomia e Iranit është në rënie të lirë.

Me fjalë të tjera, krahas intensifikimit të protestave, Khamenei dhe regjimi i tij po përballen edhe me kriza të ndryshme ekonomike dhe politike.

Protestat në provincën Khuzestan gëzojnë mbështetje nga provincat e tjera të Iranit

Deklaratat e ditëve të fundit nga zyrtarët e regjimit, sidomos Khamenei, kanë nënvizuar dobësinë e regjimit.

Në një fjalim të fundit, Khamenei pohoi se “nuk mund të ankohemi për popullin [protestat].”

Megjithatë, zyrtarët e regjimit e paralajmërojnë njëkohësisht njëri-tjetrin për intensifikimin e protestave dhe për lidhjen e tyre të pashmangshme me lëvizjen e organizuar të Rezistencës. Zëvendës Presidenti në ikje i regjimit, Eshagh Jahangiri, tha: “Duhet të jemi vigjilentë që të mos ndodhë asgjë në Khuzestan dhe Sistan e Baluchestan që armiku të festojë.”

Me pak fjalë, dhjetë ditë plot me protesta e sllogane si “poshtë diktatori” tregojnë trazimin e shoqërisë dhe dështimin absolut të regjimit në përpjekjen për ta shtypur popullin. Këto protesta dhe tendenca e përhapjes së tyre parathonë një tjetër kryengritje madhore në Iran.