Tuesday, September 28, 2021

Protestat për Ujin në Iran Pasqyrojnë Vetëdijen për Ekzistencën me Kohë të Korrupsionit

Lumi i tharë Karun në Khuzestan

Ka patur protesta të vazhdueshme për disa ditë në provincën iraniane Khuzestan, si përgjigje ndaj problemeve gjithnjë e më të rënda të mungesës së ujit. Shkaku i vërtetë i krizës së ujit në Iran janë politikat dhe praktikat e regjimit, si dhe dominimi ekonomik i Korpusit terrorist të Gardës Revolucionare Islamike.

Në fund të viteve 1980, IRGC themeloi një firmë ndërtimi me urdhër të Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei. Tashmë, Khatam al-Anbiya është bërë lojtari më i rëndësishëm në fushën e saj, dhe merr kontrata të panumërta nga qeveria, shpesh pa zhvillimin e tenderave. Në vitin 1992, nga Khatam al-Anbiya u krijua një degë me emrin Sepasad e cila kishte si qëllim të vetëm zhvillimin e projekteve të ndërtimit të digave. Së bashku me një firmë konsultimi të lidhur me regjimin dhe të njohur si Mahad Ghodss, kjo degë tashmë njihet si pjesë e “mafias së ujit” të Iranit, dhe ushtron kontroll mbi virtualisht të gjitha ujërat e vendit për pasurim personal dhe në kurriz të mirëqenies ekologjike e qytetare.

Kriza e ujit të pijshëm në Khuzestan të Iranit jugor

Projektet e digave të lidhura me IRGC-në rregullisht kërkojnë kosto shtesë, nuk mbikëqyren pothuajse aspak, dhe ndërmerren ose në mungesë të studimeve për impaktin mjedisor, ose në kundërshtim direkt ndaj paralajmërimeve të ekspertëve për efektet e mundshme mbi ligatinat, aksesin në ujin nëntokësor, përqendrimin e kripërave, etj. Përpara revolucionit të vitit 1979 ka patur më pak se dy duzina projektesh të mëdha të digave të përfunduara ose në vazhdim gjatë revolucionit. Që atëherë janë shtuar mbi 150 projekte të tilla, dhe mungesat e ujit janë zgjeruar njëkohësisht duke ndikuar tek më shumë se një çerek i popullsisë 83-milionëshe të Iranit.

Shkalla e këtij problemi reflekton shkallën e mundshme të përgjigjes së publikut ndaj saj. Në natën e parë të protestave në Khuzestan, u përfshinë banorët e të paktën dhjetë qyteteve të ndryshme. Pothuajse menjëherë pas kësaj, nisën raportet për përplasje midis këtyre protestuesve dhe forcave të sigurisë, me të paktën dy fatalitete të konfirmuara më vonë. Megjithatë, pjesëmarrja vazhdoi të rritej gjatë ditëve në vijim duke u përhapur përtej Khuzestanit. Të paktën 31 protesta të pavarura nga njëra-tjetra janë raportuar në zona të ndryshme të Iranit të hënën dhe të martën.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit e ka sjellë në vëmendje përgjigjen e dhunshme të regjimit ndaj protestave legjitime, dhe ka cituar deklaratën e zonjës Maryam Rajavi se kjo situatë “ka demonstruar edhe një herë se, për sa kohë që mullahët plaçkitës të mbeten në pushtet, varfëria, papunësia, dhe sëmundja do të vazhdojnë.”

Shumë pjesëmarrës të këtyre protestave i japin jehonë ndjenjës së shprehur nga MEK dhe NCRI, duke thirrur “vdekje regjimit” për të treguar se këto probleme mund të zgjidhen përfundimisht vetëm pas ndryshimit të regjimit.