Friday, June 5, 2020

Protestat vazhdojnë në disa qytete iraniane pavarësisht kërcënimit prej koronavirusitProtestë nga infermierët në Isfahhan

Protest by nurses in IsfahanRaportimi nga PMOI / MEK

Irani, 22 maj 2020– Politikat shkatërruese të regjimit iranian gjatë pandemisë së koronavirusit e kanë lënë ekonominë tashmë të sëmurë të Iranit në një situatë edhe më të rëndë, duke prekur më tej të gjitha segmentet e shoqërisë, veçanërisht klasat e varfëra. Ndërsa zyrtarët iranianë kanë dëshmuar se në disa raste, politikat e regjimit i kanë vendosur njerëzit midis dilemash, duke i detyruar ata të bëjnë zgjedhjen ose të vdesin nga koronavirusi ose nga uria. Në rrethanat aktuale, megjithë kërcënimin e përhapjes së sëmundjes shumë ngjitëse COVID-19, gjatë javës, njerëz të komuniteteve të ndryshme kanë protestuar vazhdimisht ndaj politikave ekonomike të regjimit.

Protestë nga infermieret në Isfahhan

Të enjten, një grup infermierësh në Ispahan mbajtën një miting para zyrës së prokurorit për të protestuar kundër regjimit që nuk ka zbatuar legjislacionin e vet në lidhje me të drejtat e tyre. Infermierët po protestonin ndaj diskriminimit kundër politikave të pagave të ministrisë së shëndetësisë dhe për mos implementimin e tarifave të shërbimeve infermierore, të cilat u ratifikuan më shumë se 13 vjet më parë.

Protestuesit kërkuan zbatimin e ligjeve të tarifave, të punëve të rrezikshme dhe të dëmshme, adresimin e mungesës së fuqisë punëtore njerëzore dhe adresimin e diskriminimit në pagat.

Protests by nurses in IsfahanProtesta nga infermieret në Isfahhan

Greva nga punëtorët e komunës në Ahvaz

Të enjten, punëtorët e komunës Ahvaz hynë në grevë në protestë për arësye se nuk kishin marrë pagat e tyre për disa muaj. Pagat e papaguara janë bërë një pikë qendrore e shumë protestave të punës gjatë viteve të kaluara. Refuzimi i vazhdueshëm i institucioneve të regjimit për të paguar pagat e punëtorëve rëndon vështirësitë ndaj këtij segmenti të shoqërisë gjatë rrethanave të vështira të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Fotografitë e marra nga krahina 6 e Ahvazit tregojnë se plehrat e grumbulluara në vende të ndryshme për shkak të komunës kanë krijuar probleme.

Strikes by municipality workers in AhvazGreva nga punëtorët e komunës në Ahvaz

Protesta nga punëtorët e komunës në Shahin Shahr

Të enjten, një grup i punëtorëve të komunës në Shahin Shahr, Isapani, zhvilluan protestën e tyre për të dytën ditë radhazi. Demonstruesit, të cilët ishin mbledhur para bashkisë, protestuan kundër një ndryshimi nga ana e kontraktuesit i cili po menaxhon punën dhe pagat e tyre të ulëta.

Sipas protestuesve, më shumë se 200 punëtorë nuk kanë kontratën e duhur. Kontraktuesit që po administrojnë punën e komunës rregullisht i lënë pas dore të drejtat e punëtorëve dhe qëllimisht i paguajnë pagat e tyre me vonesë. Ndryshimet nga ana e kontraktuesit gjithashtu do të privojnë punëtorët nga shpërblimet për punën e tyre.

1Protest by municipality workers in Shahin ShahrProtestë nga punëtorët e komunës në Shahin Shahr