Thursday, March 28, 2024

Punëtorët e Varfër e të Zemëruar të Iranit

 

Gjatë katër dekadave të sundimit të mullahëve në Iran, standardi i jetesës së punëtorëve është ulur për shkak të politikave të regjimit, rritjes së kostove, dhe hendekut midis të ardhurave të tyre e shpenzimeve të jetesës.

Sipas statistikave zyrtare në fund të 2020-ës, shporta e jetesës së punëtorëve është shpallur në vlerën afërsisht 7 milion toman. Por kjo statistikë është shumë larg realitetit të jetës së përditshme të punëtorëve dhe nuk përputhet me të. Aktualisht, rroga zyrtare e një punëtori në Iran është rreth 2.8 milion toman, ndërsa pragu i varfërisë ka arritur në 10 milion toman.

Si rrjedhim, hendeku midis të ardhurave dhe shpenzimeve mujore të një punëtori është shumë më i madh sesa ai që llogaritet dhe shpallet zyrtarisht nga i ashtu-quajturi Këshill Suprem i Punës. Anëtarët e këtij këshilli janë njerëz të përzgjedhur nga zyrtarët e regjimit dhe nuk përfaqësojnë punëtorët por qeverinë dhe punëdhënësit.