Friday, March 29, 2024

Regjimi i Mullahëve Dërgon Forca Kriminale në Lagjen Falak-E-Din të Khorramabad-it dhe ua Shkatërron Shtëpitë të Varfërve

Intense conflict between the people of Falak-e-Din Khorramabad with suppressive forces of the regime15 prill 2020

Konflikt i rëndë mes banorëve të Falak-e-Din në Khorramabad dhe forcave shtypëse të regjimit

I shoqëruar nga forca të shumta represive, prokurori i Khorramabad-it mësyu një lagje të varfër të qytetit, të quajtur Falak-e-din, të martën më 14 prill, dhe nisi shkatërrimin e shtëpive të ndërtuara nga njerëzit e varfër me mjetet e veta.

جوانان خشمگین منطقهٔ فقیرنشین فلک‌الدین در خرم‌آباد

Ata nisën t’i rrihnin banorët që nuk pranonin të largoheshin nga shtëpitë dhe lënduan disa të moshuar nën rrënojat e shtëpive.

Këto shtëpi u përkisnin kryesisht njerëzve që kishin mbetur pa strehë nga përmbytjet e vitit të shkuar. Ata i kishin ndërtuar me mjetet e veta këto shtëpi provizore edhe pse jetojnë nën pragun e varfërisë dhe nuk kanë as të ardhurat apo mjetet më minimale të jetesës.

Qindra forca represive, duke përfshirë Njësinë Speciale dhe forcat Bassij, të mbështetura nga helikopterë, morën pjesë në këtë operacion kriminal të shoqëruar nga agjentë bashkiakë, dhe përdorën dhjetëra makina niveluese e kamionë anti-rebelim të armatosur me topa uji.

Të rinjtë e lagjes i rezistuan shkatërrimit të shtëpive nga forcat represive, Njësitë Speciale dhe forcat Basij, të cilat i godisnin e qëllonin në ajër për t’i shpërndarë ata. Të rinjtë i qëlluan me gurë forcat e policisë dhe Basij dhe thyen xhamat e përparmë të automjeteve të tyre.

جوانان خشمگین منطقهٔ فقیرنشین فلک‌الدین در خرم‌آباد

Sot, Mohammad Sharifi Moghaddam, kryebashkiaku i Khorramabad, nga frika e zemërimit të publikut ndaj këtij sulmi kriminal nga forcat e regjimit, tha për agjencinë zyrtare shtetërore të lajmeve, IRNA: “Nisur nga kriza e koronavirusit, dhe fokusimi i zyrave e shërbimeve publike në përpjekjen për ta zgjidhur këtë krizë, disa njerëz kanë tentuar të abuzojnë me rrethanat dhe kishin ndërtuar (shtëpi) pa marrë lejet e nevojshme…Bashkia është përpjekur vetëm të imponojë zbatimin e rregullave dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim përtej kërkesave ligjore.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), duke shprehur keqardhjen e saj për banorët e Falak-e-din, u ka bërë thirrje të rinjve guximtarë të Khorramabad-it që t’u vijnë në ndihmë banorëve të Falak-e-din dhe ka thënë se shkatërrimi i shtëpive të të varfërve në mesin e krizës së Koronavirusit është një tjetër shenjë e mizorisë së mullahëve kriminelë, të cilët mendojnë vetëm për ruajtjen e teokracisë së tyre. Ky regjim, në vend që t’ua sigurojë jetesën të varfërve dhe t’i karantinojë ata, po bën fushatë kundër tyre, dhe po ua shkatërron shtëpitë që i kanë ndërtuar me mjete të thjeshta e me aq shumë vështirësi.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

15 prill 2020