Saturday, August 15, 2020

Regjimi Iranian i Rrit Masat Shtypëse për ta Vënë nën Kontroll Shoqërinë e Trazuar dhe për të Shmangur Protesta të Reja

Iran Regime Increases Oppressive Measures to Control Restive Society and Avoid New Iran Protests Protestat e Iranit, nëntor 2019 – foto fajli

Raportet nga Irani tregojnë se regjimi i mullahëve i ka rritur masat shtypëse. Në zhvillimin më të fundit, komandanti i Gardës Revolucionare (IRGC) Hossein Salami ka emëruar Brigadier Gjeneralin Hossein Nejat si zëvendës të tij dhe komandant në detyrë të Bazës Sarallah të IRGC-së në Teheran. Qendra e Sarallah është një pjesë e rëndësishme e aparatit të sigurisë të IRGC, dhe përgjegjësia e saj kryesore është të garantojë sigurinë për kryeqytetin e Iranit.

Në një zhvillim tjetër, në një letër drejtuar kryegjyqtarit të regjimit, Ebrahim Raisi, Salami përsëriti se IRGC është e gatshme të bashkëpunojë me Drejtësinë për të “themeluar sigurinë” në shoqëri.

Agjencia shtetërore e lajmeve Mehr ka cituar Mohammad-Reza Edalatkhah, Kryegjyqtarin e provincës Hamadan, në Iranin veri-perëndimor, duke thënë se “mbi 65,000 çështje janë krijuar në këtë provincë këtë vit. Numri më i madh i të burgosurve në perëndim të vendit i përket provincës Hamadan.”

Nga frika e një kryengritjeje tjetër, me të rinjtë e gratë në avangardë ashtu si në protestat mbarëkombëtare të nëntorit 2019 në Iran, regjimi ka vënë një varg të ri kufizimesh nën pretekstin e “luftës kundër veshjes së papërshtatshme dhe keq-mbulimit,” për të justifikuar shtypjen e madhe kundër rinisë iraniane dhe veçanërisht grave.

Më 16 qershor, agjencia shtetërore e lajmeve Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në, duke cituar mullahun Hojatollah Zaker, Zëvendës Ministër i Kulturës dhe Çështjeve Sociale për Qendrën për Çështjet e Xhamive, shkroi: “Teksa temperaturat rriten, po shohim nëpër qytete e në automjete shumë gra dhe vajza të cilat janë të mbuluara keq ose nuk mbulohen fare. Shpresojmë që autoritetet të zgjohen dhe me fundin e pranverës, t’i japin fund këtij problemi.”

Këto rregulla misogjiniste nuk janë të kufizuara vetëm në qytetet e Iranit. Më 15 qershor, Zëvendës Prokurori i provincës Khorasan Razavi, Ghanbari Rad, shpalli se një numër i konsiderueshëm grash ishin identifikuar, thirrur dhe arrestuar në provincë pasi e kishin “hequr shaminë në rrjetet sociale.”