Wednesday, June 23, 2021

Rrjeti Shtetëror Studentor i Lajmeve në Iran, SNN: MEK Paraqet një Rrezik më të Madh sesa Shpërthimi në Natanz

 

Iran Regime's Fear in the Face of Uprisings in 2020Protestat në Iran, nëntor 2019 – foto fajli

 

Të martën, më 20 prill 2021, rrjeti shtetëror studentor i lajmeve SNN publikoi një artikull me titull “Më të rrezikshëm sesa shpërthimi në Natanz!”.
Ndërkohë që paralajmëron kundër shpërthimeve të tilla, artikulli thekson se shpërthime të tilla janë shumë të rrezikshme për regjimin, por ekziston një rrezik edhe më i madh sesa shpërthimi në Natanz, konkretisht Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), që është grupi kryesor opozitar kundër regjimit të mullahëve. Artikulli shpjegon se MEK janë më të rrezikshëm për regjimi për shkak të rolit të tyre në tërheqjen e të rinjve dhe organizimin e kryengritjeve e protestave. Artikulli paralajmëron gjithashtu për veprimtaritë e përhapura gjerësisht të Njësive të Rezistencës të MEK dhe shkruan se shumë të rinj nga të gjithë sektorët e shoqërisë u bashkohen ditë pas dite Njësive të Rezistencës të MEK dhe përgatiten për një kryengritje kundër regjimit. Ky artikull shfaq vetëm një pjesë të vogël të frikës së regjimit nga opozita kryesore dhe roli i saj në organizimin e rinisë për kryengritje.

Më poshtë vijon përkthimi i disa fragmenteve nga artikulli i SNN:

Më të rrezikshëm sesa shpërthimi në Natanz

Sipas grupit politik të rrjetit studentor të lajmeve, incidenti terrorist nga regjimi zionist në kompleksin bërthamor Shahid Ahmadi Roshan ka ndezur alarmin dhe ka sjellë nevojën për ta rritur vigjilencën e të gjitha organeve ushtarake, të inteligjencës, dhe të sigurisë të sistemit. Sidomos në një kohë kur armiku zionist është i plagosur nga rezistenca e Republikës Islamike kundër të gjitha presioneve dhe si rrjedhim, kryen akte të tilla përndjekjeje.
Incidenti i shkatërrimit në Natanz ka domethënie të madhe dhe të bën të mendosh. Por duhet të jemi të vetëdijshëm që po ndodh një shkatërrim shumë më i madh, të cilin, fatkeqësisht, shumë po e shpërfillin. Me sa duket, alarmi që duhet ndezur për një neglizhencë më domethënëse e më të rrezikshme është ende i fikur. Shpërfillja ndaj shkatërrimit të mendjeve, ndërgjegjeve, e psikës së të rinjve nga armiku i betuar i sistemit dhe revolucionit, konkretisht  Mujahedin-e Khalq – MEK, sidomos përmes hapësirës kibernetike.