Thursday, May 6, 2021

Shoqëria e Iranit është në prag të një shpërthimi

Iran - Protests of retireesIran – Protestat e pensionistëve

Shumica e popullsisë së Iranit jetojnë në varfëri. Tek komunitetet në vështirësi përfshihen edhe pensionistët, të ardhurat e të cilëve pas 30 vitesh pune të vështirë janë në një të pestën e pragut të varfërisë të Iranit, që vlerësohet në rreth 100 milion rial (afërsisht. $380). Kjo situatë ka shkaktuar protesta të vazhdueshme në provinca të ndryshme.

Gjatë javëve të fundit, komunitetet e pensionistëve kanë organizuar demonstrata kundër varfërisë dhe diskriminimit në Teheran, në Azerbaixhanin Lindor, Isfahan, Alborz, Ilam, Razavi Khorasan, Khorasan Verior, Khuzestan, Zanjan, Gilan, Lorestan, në Provincën Qendrore, Hamedan, dhe Yazd. Ata protestojnë ndaj faktit që rrogat e tyre janë të pakrahasueshme me ato të punonjësve aktualë të qeverisë. Sipas ligjeve shtetërore, ndryshimi midis rrogave të punonjësve dhe pensionistëve nuk duhet të jetë më shumë se 15 përqind. Por sot, ky hendek është mbi 50 përqind.

Disa media shtetërore, duke përfshirë të përditshmen Hamdeli, kanë paralajmëruar për një protestë të mundshme mbarëkombëtare.

“Shumë trazira shoqërore pas revolucionit kanë nisur në këto zona,” shkruante kjo gazetë më 13 dhjetor, duke shtuar, “Po punojmë në mënyrë sipërfaqësore në sektorë që më përpara na kanë dëmtuar. Protestat e janarit 2018 filluan nga ata që ishin të shqetësuar për jetesën e përditshme.”