Sunday, September 19, 2021

Turko-iranianët mbështesin protestat për ujë në Iranin jug-perëndimor

 

Iranian Turks support water protests in SW IranTabriz 24 korrik: Turko-iranianët dalin nëpër rrugë për të mbështetur protestat për ujin

 

Turko-iranianët dolën nëpër rrugë dje në Tabriz të Iranit veri-perëndimor për të mbështetur protestuesit e provincës jug-perëndimore Khuzestan. Protestuesit në Tabriz thërrisnin në turqisht “Azerbaixhan, arabë e persë, bashkohuni, bashkohuni!”, “Azerbaixhani është zgjuar dhe mbështet Khuzestanin”, dhe “Jo Shahut, jo mullahëve, ne jemi për popullin!” në mbështetje të protestave të Khuzestanit. Protestat që nisën më 15 korrik në Khuzestan kundër mungesave serioze të ujit janë përhapur tashmë në mbi 35 qytete.