Wednesday, June 23, 2021

Vështirësitë Vazhdojnë për Iranianët në Vititn e Ri Pers 1400, teksa Shpresa Fillon të Duket në Horizont

 

Protest in Iran (file photo)Protestë në Iran (foto fajli)

Kjo fundjavë shënoi fillimin e Vitit të Ri pers, Novruz. Iranianët nisën vitin 1400 sipas kalendarit pers. Në këtë vit ata do të përballen me rreziqe të konsiderueshme, por edhe mundësi të mëdha. Viti i kaluar ishte i mbushur me vështirësi të shumta, duke përfshirë kolapsin ekonomik, përkeqësimin e represionit të regjimit, dhe një krizë të koronavirusit që është më e rënda në Lindjen e Mesme. Secili nga këto probleme do të vazhdojë pa dyshim edhe gjatë këtij viti të ri, por po të bazohemi tek eksperiencat e fundit, ata do të ndihmojnë gjithashtu për të ushqyer një lëvizje protestuese në rritje, e cila përbën një sfidë gjithnjë e më të madhe për diktaturën teokratike ekzistuese.

Trazirat publike dhe hakmarrja e regjimit kanë qenë në një rreth vicioz për më shumë se dy vite, por ndonëse populli iranian ka vuajtur jashtëzakonisht nga kjo, ai ka bërë gjithashtu progres të konsiderueshëm në luftën për ta shndërruar Iranin në një Republikë vërtet demokratike.

Kjo përpjekje filloi me zell në fund të 2017-ës, me një kryengritje mbarëkombëtare që i solli në vëmendje më plotësisht se kurrë më parë slloganet e rrepta anti-regjim. Ajo vazhdoi përmes protestave të shpërndara që përfshinë të gjithë vitin e mëpasshëm, dhe arritën një kreshendo të re në nëntor 2019 me një kryengritje edhe më të madhe. Në javët e fundit përpara këtij Viti të Ri iranian, trazirat publike duket se erdhën duke u rritur sërish, fillimisht në formën e protestave masive nga pensionistët dhe më vonë në formën e përplasjeve midis qytetarëve dhe forcave represive në provincën kufitare Sistan dhe Baluchistan.

Ky Novruz paraqet një mundësi të përsosur për komunitetin ndërkombëtar që të hedhë një hap që është dashur të hidhet shumë kohë më parë, dhe ta njohë zyrtarisht të drejtën e popullit iranian për t’i rezistuar tiranisë së mullahëve