Saturday, April 10, 2021

Zyrtari i IRGC-së thotë se kjo organizatë terroriste po përgatitet të shtypë protestuesit

Imam Ali Security BaseNjë zyrtar i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka lënë të kuptohet se kjo organizatë famëkeqe terroriste po përgatitet të shtypë protestat e ardhshme me urdhër të Udhëheqësit Suprem të regjimit. Në një takim me përfaqësuesin e liderit suprem në provincën veri-lindore Khorasan Jugor, Gholamhossein GheibParvar, Zëvendës Komandanti i Bazës së Sigurisë Imam Ali, tha se IRGC do të merret me çështjet e sigurisë më shumë se më parë.

“Udhëheqësi Suprem ka thënë se dëshiron siguri nga IRGC, kështu që aktualisht IRGC po merret me çështje të ndryshme të sigurisë më me zell sesa më parë,” tha ai në komentet e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve Fars më 15 shkurt.

Ai la të kuptohej gjithashtu se IRGC po përgatitet të veprojë kundër protestave të ardhshme.

“Armiku përdor çdo mundësi për të prishur situatën e brendshme të vendit, kështu që duhet të jemi gati për këtë,” theksoi ai.

Baza e Sigurisë Imam Ali ka për detyrë të komandojë e të shpërndajë “Batalionet” e IRGC-së përreth Iranit. Këto batalione përdoren si forca speciale për të shtypur protestat. Batalionet Imam Ali janë krijuar në 2011-ën, pas suksesit të batalioneve të tjera të IRGC-së në frenimin e protestave madhore të 2009-ës.