Thursday, September 23, 2021

Aktivistët Iranianë dhe Parlamentarët Perëndimorë Vlerësojnë Rolin Qendror të Grave në Luftën Kundër Tiranisë

 

As the world marked International Women’s Day on Monday, the NCRI's Women’s Committee held an online conference on women's situation in Iran.Të hënën, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit organizoi një konferencë online ku u theksua diskriminimi gjinor i institucionalizuar në Iran si dhe roli qendror i aktivisteve femra në një përpjekje në vazhdim për ta përmbysur diktaturën teokratike të vendit dhe për të themeluar një sistem demokratik qeverisjeje. Përfaqësuesve të NCRI-së iu bashkuan në këtë konferencë edhe parlamentarë perëndimorë dhe ekspertë të të drejtave njerëzore, duke përfshirë Komitetin Ndërkombëtar të Parlamentarëve për një Iran Demokratik dhe Komitetin Britanik për Lirinë e Iranit.

Në këtë event pati një fjalim të spikatur nga Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI. Znj. Rajavi prezantoi temën duke vënë në dukje se festimi i Ditës së Gruas këtë vit po ndodh përballë sfondit të trazirave të zgjatura brenda Iranit, sidomos në provincën jug-lindore të Sistan dhe Baluchistan.

Këtë ajo e përshkroi si “një kryengritje me dhjetëra martirë, ku të rinjtë kanë sulmuar me guxim godinën e Guvernatorit dhe qendrat e Gardës Revolucionare e Forcave të Sigurisë së Shtetit.” Gjithashtu, Znj. Rajavi tha se këto veprime “demonstrojnë vendosmërinë e popullit iranian për ta përmbysur regjimin” dhe janë pjesë e një zinxhiri të pathyer aktivizmi e trazirash që daton të paktën që nga dhjetori 2017.

Në atë kohë pati shpërthyer një protestë në qytetin Mashhad ndaj përkeqësimit të ekonomisë, protestë e cila i dha shkëndijën një lëvizjeje që përfshiu me shpejtësi mbi 100 qytete të mëdha e të vogla. Teksa rritej, kjo lëvizje protestuese e ndryshoi fokusin nga ankesat për problemet ekonomike tek thirrjet e drejtpërdrejta për ndryshim regjimi, me qindra mijëra pjesëmarrës që thërrisnin me sllogane si “vdekje diktatorit” dhe “reformistë, konservatorë, loja mbaroi.”