Saturday, July 2, 2022

Bëhet Kërkesë Zyrtare për Arrestimin e Presidentit të Regjimit Iranian Ebrahim Raisi

Më 8 tetor Times raportoi se “Aktivistët e të drejtave njerëzore, viktimat dhe familjarët e atyre që janë torturuar dhe ekzekutuar nga regjimi iranian i kanë bërë thirrje Policisë së Skocisë që ta hetojë Raisi-n sipas konceptit ligjor të jurudiksionit universal. Kjo do të thotë që dhunuesit e të drejtave njerëzore nga cilado kombësi mund të ndiqen penalisht në çfarëdo shteti, pavarësisht se ku janë kryer krimet.”

Kjo kërkesë zyrtare është bërë nga Z. Struan Stevenson, ish eurodeputet. Në nje artikull në UPI më 14 korrik 2021, Z. Stevenson nënvizoi se “Qeveria britanike, e cila është organizatorja e samitit, si dhe qeveria skoceze, duhet t’ia ndalojnë  Raisi-t hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar.”

  1. Stevenson solli gjithashtu në vëmendje faktin që Raisiështë “presidenti i padëshiruar i një shteti të padëshiruar dhe duhet të trajtohet si i tillë. Kur bashkëpunëtori i ngushtë i Adolf Hitlerit, Rudolf Hess, shkoi në Skoci më 1941, u arrestua menjëherë dhe e kaloi pjesën e mbetur të jetës në burg.”

Duke kritikuar politikën e paqësimit të qeverive europiane ndaj regjimit, Z. Stevenson thekson në artikullin e tij se “ka ardhur koha që Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe BE t’i japin fund paqësimit ndaj këtij regjimi mizor dhe të heqin dorë nga çdo përpjekje për të ringjallur paktin bërthamor.”

Por ndërkohë që thirrjet për ndjekjen penale të Raisi-t shumëfishohen për shkak të rolit të tij në masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë, politikëbërësit perëndimorë dhe burimet ndërkombëtare të lajmeve vazhdojnë të fokusohen tek bisedimet e Vienës që kanë për qëllim rikthimin e paktit bërthamor të 2015-s me Iranin. Fatkeqësisht, ky fokusim priret drejt të njëjtit lloj naiviteti dhe paqësimi që i karakterizon marrëdhëniet e perëndimit me regjimin iranian.

Ndërkohë, çështja e dhunimeve të të drejtave njerëzore brenda në Iran ka mbetur thjeshtë si një shënim i parëndësishëm në dialogun ndërkombëtar, madje edhe kur shtypja e rëndë ndaj disidencës në fund të 2017-ës dhe në fillim të 2018-ës u eklipsua nga vrasjet masive dhe torturimet sistematike të protestuesve nga nëntori 2019 e më pas. Në janar 2018, regjimi u përball me një kryengritje mbarëkombëtare e cila filloi si një protestë ekonomike por më pas nisi të përqafonte sllogane që kërkonin ndryshim regjimi, teksa përhapej në mbi 100 qytete të mëdha e të vogla. Është raportuar se disa dhjetra pjesëmarrës janë vrarë ose nga të shtënat ose nga torturimi gjatë një periudhe prej pak javësh, por kur një tjetër kryengritje e ngjashme përfshiu menjëherë gati 200 lokalitete  në nëntor 2019, autoritetet u përgjigjën në mënyrë shumë më të shpejtë dhe më decizive.

Mbi 1500 njerëz u vranë kur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike hapi zjarr mbi turmat e njerëzve në qytete të ndryshme, dhe të paktën 12000 vetë u arrestuan. Më vonë, Amnesty International publikoi një raport me titull “Duke Shkelur Njerëzimin”, i cili jepte detaje mbi disa prej torturave që pasuan ato arrestime dhe që vazhduan për disa muaj. Këto masa shtypëse shërbyen si një lloj stërvitjeje për mbikëqyrjen e masave të ngjashme represive nga Raisi, i cili ishte kryegjyqtar i Iranit në atë kohë.

Raisi  ishte caktuar në atë post disa muaj më herët nga lideri suprem Ali Khamenei, dhe ky emërim kishte si qëllim specifik të përgatiste terrenin për një përgjigje të dhunshme ndaj trazirave si ato që kishin sfiduar autoritetin e regjimit në fillim të 2018-ës. Vetë  Khamenei e ka pohuar se kryengritja e parë ishte organizuar dhe mundësuar në masë të madhe nga  Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).