Home News Iran Resistance Diplomati Terrorist i Regjimit Iranian që Tentoi të Hidhte në Erë Tubimin e MEK për Lirinë e Iranit, Në Burg për të Tretin Vit Rresht

Diplomati Terrorist i Regjimit Iranian që Tentoi të Hidhte në Erë Tubimin e MEK për Lirinë e Iranit, Në Burg për të Tretin Vit Rresht

0
Diplomati Terrorist i Regjimit Iranian që Tentoi të Hidhte në Erë Tubimin e MEK për Lirinë e Iranit, Në Burg për të Tretin Vit Rresht

Shkruar nga Shahriar Kia

E përditshmja shtetërore Keyhan, e njohur si zëdhënëse e Liderit Suprem të regjimit iranian Ali Khamenei, shkroi të mërkurën: “Burgosja e [Assadollah] Assadi-t ka hyrë në vitin e tretë.” Asadollah Assadi, diplomati terrorist i regjimit, u arrestua në fillim të korrikut 2018 pasi kishte tentuar të shpërthente një bombë në tubimin e përvitshëm “Free Iran” në Paris të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Në këtë event merrnin pjesë mijëra iranianë mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), si dhe shumë politikanë të spikatur e anëtarë parlamentesh nga SHBA, Europa, bota myslimane, Australia dhe Kanadaja.

Që nga viti 2014, Assadi ka qenë shefi i inteligjencës së regjimit në ambasadën e mullahëve në Austri, nën petkun e një diplomati. Ai kishte zëvendësuar Mostafa Roudaki-n, shefin e stacionit të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) në Vienë. Roudaki më vonë u bë shefi i inteligjencës së regjimit në Shqipëri për të kryer komplote të mëtejshme terroriste kundër anëtarëve të MEK që banojnë në Ashraf 3, në Shqipëri. Qeveria shqiptare e dëboi Roudaki-n si një “persona non-grata” për veprimtaritë e tij terroriste, përfshirë komplotin me bombë kundër grumbullimit të MEK në mars 2018, në vigjilje të Vitit të Ri Pers (komplot i cili u parandalua), së bashku me Gholamhossein Mohammadnia, ambasadorin e regjimit në Shqipëri.

Assadi ishte planifikuesi kryesor i komplotit me bombë kundër tubimit Free Iran të NCRI-së në Paris. Ai ua kishte dhënë vetë bombën dy terroristëve të tjerë që supozohej të hynin në tubim të maskuar si mbështetës të MEK dhe të realizonin komplotin me bombë. Por dy terroristët, Amir Sadoni dhe Nassim Nomeni, u arrestuan në Belgjikë.

Në atë kohë, NCRI pati zbuluar në një deklaratë se: “Vendimi për kryerjen e këtij krimi madhor terrorist është marrë në nivelin më të lartë të regjimit, d.m.th. në Këshillin Suprem të Sigurisë, me praninë e Rouhani-t dhe Zarif-it, dhe është konfirmuar nga Khamenei. Përpjekjet nënshtruese të regjimit iranian dhe lobuesve e aleatëve të regjimit për t’ua hedhur fajin për këtë akt terrorist qarqeve të rreme vetë-vepruese brenda regjimit dhe për të shfajësuar grupimin e Rouhani-t apo Khamenei-n, janë kaq pa baza saqë edhe hetimi më i vogël ekspozon fiktivitetin e këtij pretendimi.”

Në 2018-ën u pa një shtim i madh i komploteve terroriste të regjimit në tokën perëndimore kundër MEK dhe NCRI. Vargu i parë i protestave iraniane në 2018-ën, me njerëzit që kërkonin ndryshim regjimi, e tmerroi regjimin. Më pas, izolimi ndërkombëtar i regjimit, për shkak të veprimtarive të tij malinje, duke përfshirë rivënien e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, e shtoi presionin mbi regjimin. I xhindosur nga roli udhëheqës i MEK, si gjatë kryengritjes, ashtu edhe në ekspozimin e veprimtarive malinje të regjimit, regjimi, i cili ishte i përmbytur në kriza që më parë, i shtoi veprimtaritë e tij terroriste.

Regjimi i ka përdorur të gjitha ambasadat e tij dhe mbulimet diplomatike, si dhe mbulime të tjera si “gazetarinë,” për t’u marrë me veprimtaritë e tij terroriste. Lidhur me këtë, Ali Fallahian, ish-kreu i MOIS, tha në një intervistë: “Ministria ka nevojë për mbulim në mënyrë që të bëjë punën e saj për grumbullimin e informacioneve si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Është e qartë që nëse dërgojmë një agjent në Gjermani apo Amerikë, ai nuk do të thotë, për shembull, ok, unë jam agjent i ministrisë së informacionit dhe jam këtu për të mbledhur informata, ju lutem m’i jepni. Është e qartë që ai do të punonte nën petkun e biznesit apo punëve të tjera, për shembull si reporter. Ju e dini që shumë nga reporterët tanë janë në të vërtetë agjentë të ministrisë.”

Lidhur me këtë, rezistenca iraniane vazhdimisht “ka bërë thirrje për mbylljen e ambasadave dhe agjencive të regjimit të mullahëve, që janë qendra terrorizmi e spiunazhi, dhe për dëbimin e diplomatëve e agjentëve të inteligjencës dhe Forcave terroriste Quds nga vendet europiane, si dhe ka theksuar nevojën për t’i zbuluar dhe publikuar të gjitha detajet e çështjes. Opinioni publik duhet të jetë plotësisht i informuar lidhur me komplotet terroriste të regjimit të mullahëve. Kjo është e domosdoshme për të garantuar sigurinë e refugjatëve dhe disidentëve iranianë.”

Pse regjimi tentoi të bombardonte tubimin Free Iran?

Përdorimi i diplomatit të tyre për të dorëzuar bombën ishte një rrezik i madh që regjimi i mullahëve mori. Ky veprim tregon sa i dëshpëruar është regjimi dhe është një shenjë e bllokimit të tij. Por tregon gjithashtu rëndësinë e kësaj mbedhjeje dhe rolin e Rezistencës Iraniane, veçanërisht NCRI Presidentes së zgjedhur Zj. Maryam Rajavi, në udhëhëqjen e luftës për ndryshimin e regjimit dhe lirisë në Iran.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here