Tuesday, September 21, 2021

E Përditshmja Shtetërore në Iran Paralajmëron Fraksionet për Trazimin e Shoqërisë dhe Opozitën MEK

Me rritjen e mospajtimit shoqëror në Iran dhe ndërkohë që 40 vitet e shtypjes dhe politikave të gabuara ekonomike të mullahëve e kanë kthyer shoqërinë në një fuçi baruti gati për të shpërthyer, mediat shtetërore po i paralajmërojnë zyrtarët dhe fraksionet rivale për armikun e vërtetë të regjimit, që është Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK). 

Për shkak të politikave të gabuara të regjimit, mospajtimi shoqëror dhe protestat e vazhdueshme, së bashku me izolimin ndërkombëtar të regjimit, i kanë intensifikuar grindjet e brendshme të mullahëve përpara zgjedhjeve të rreme presidenciale në qershor 2021.

“A nuk e sheh [fraksioni rival] se pragu i varfërisë prej 10 milion tomanësh e ka zhdukur klasën e mesme dhe e ka vendosur atë pranë klasës së varfër? Në fakt, pakënaqësia ekstreme është përhapur në dhjetëra miliona njerëz. Pakënaqësia, sipas zyrtarëve të sigurisë, mund të shpërthejë në çdo moment në formën e trazirave eksplozive dhe [protestave] të rrezikshme,” shkruante të hënën gazeta shtetërore Mardom Salari.

“Pse nuk i kushtojnë vëmendje konservatorët faktit që në mesin e kësaj situate të rrezikshme, e cila ka ngritur alarmin për [të gjithë] sistemin, ka zënë pritë armiku. Pse nuk e kuptojnë ata që armiku, duke ushqyer flakët e mosbindjes në një komunitet të qullur me benzinën e pakënaqësisë, po përpiqet të krijojë trazira e rebelime? Pse nuk e shohin ata që MEK, të cilët nuk dorëzohen në kokëfortësinë dhe armiqësinë e tyre ndaj të gjithë sistemit me të gjitha fraksionet e tij, duan ta bëjnë të shpërthejë fuçia e barutit plot me mospajtim shoqëror duke përdorur bombardimin më të rëndë me propagandë psikologjike dhe të krijojnë një katastrofë përtej asaj të nëntorit 2019?” shton artikulli i Mardom Salari, duke e përshkruar si ‘mosbindje’ kryengritjen mbarëkombëtare të popullit iranian në nëntor 2019, kryengritje e cila tronditi themelet e regjimit.

Regjimi përpiqet t’i gënjejë njerëzit sikur në Iran ka zgjedhje të drejta. Ndërkohë, populli i ka refuzuar me vrull si fraksionet e ashtu-quajtura “reformiste” ashtu edhe ato “konservatore” gjatë protestave madhore të mëparshme të Iranit duke thirrur “reformistë, konservatorë, loja mbaroi.” Bojkoti kombëtar i zgjedhjeve të rreme parlamentare të regjimit dëshmon gjithashtu për faktin që populli nuk e do këtë regjim.

Qytetet e rebeluara të Iranit flasin-Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK gjatë protestave të Iranit në 2019-ën