Tuesday, March 19, 2024

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë dhe ish-Ministër i Mbrojtjes mori pjesë në tubimin virtual të Rezistencës Iraniane në korrik 2020 dhe mbajti një fjalim drejtuar iranianëve të cilët i ishin bashkuar konferencës nga 30000 lokacione në mbarë botën.  

 

“Të gjitha partitë politike në Shqipëri mbështesin MEK dhe Rezistencën e Iranit. Është koha që Shqipëria të vendosë dhe të marrë një vendim të fortë për t’i dhënë fund marrëdhënieve politike me regjimin iranian. Ata u përpoqën të kryejnë një akt terrorizmi në vendin tonë.

“Ne duhet të punojmë për të nxjerrë para gjyqit disa nga mizoritë që kryen regjimi, përfshirë vrasjen e njerëzve të vet.

“Irani po paraqet një kërcënim për sigurinë tonë. Ne nuk duhet ta injorojmë atë fakt. Ne duhet të flasim për këtë në takimet e NATO-s. Ne duhet t’ju bashkohemi jo vetëm në konferenca, por edhe në aktivitete që do të na ndihmojnë të ngrejmë këtë çështje në një nivel tjetër.

“Ne qëndrojmë me ju. Ne nuk jemi vetëm këtu për tu parë, do të bëjmë veprime. Ndihem krenar kur bota na falënderon ne shqiptarët për ato që kemi bërë. Ne do të qëndrojmë për lirinë në Iran ”.

Fatmir Mediu’s remarks on Day 3 of the Free Iran Global Summit – July 20, 2020