Thursday, August 18, 2022

Gjykata belge e apelit miraton dënimet për autorët e komplotit me bombë të vitit 2018 në tubimin e rezistencës iraniane në Paris.

Dënimi i Gjykatës së Apelit të Belgjikës për komplotin me bombë në tubimin e rezistencës iraniane në Paris. Dënimi përfundimtar i diplomatit terrorist: 20 vjet në Burg, dy bashkëpunëtorë me nga 18 vite burg dhe i treti 17 vjet burg.

Zonja Maryam Rajavi: Komploti terrorist për të shpërthyer një bombë në një tubim të madh të Rezistencës iraniane në Paris nga një diplomat është një krim kundër njerëzimit i pa precedent në Evropë. Udhëheqësit e fashizmit fetar në pushtet të Iranit kërkojnë të shantazhojnë, detyrojnë dhe bëjnë pazare per te gjetur nje rrugedalje, por duhet të sillen para drejtësisë pa përjashtim, përndryshe ata do të behen me te guximshëm.

Gjykata e Apelit në Antwerp në Belgjikë shpalli vendimin e saj përfundimtar, të martën, 10 maj 2022, mbi dënimet e dhëna për tre bashkëpunëtorët e Assadollah Assadi, një diplomat terrorist i regjimit të mullahëve, për komplotin për të bombarduar një tubim të Rezistencës Iraniane në Villepinte, Paris, më 30 qershor 2018. Assadi ishte dënuar më parë me 20 vite burg. Sipas vendimit të sotëm, Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin për tre agjentët e tjerë të Ministrisë së Inteligjencës së regjimit klerik nën komandën e Assadi (Nasimeh Naami, Amir Saadouni dhe Mehrdad Arefani). dmth dy të parët deri në 18 vite dhe i treti deri në 17 vjet burg dhe heqje e shtetësisë dhe pasaportës belge. Ata janë dënuar edhe me 60,000 euro secili.

Zonja Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Vendimi i gjykatës dhe vitet e hetimit nuk lënë asnjë dyshim se komploti i bombave do të kishte qenë incidenti terrorist më vdekjeprurës në Evropë. Gjykimi dhe ndëshkimi i autorëve, edhe pse i nevojshëm, nuk mjafton. Zyrtarët dhe drejtuesit kryesorë të këtij krimi, domethënë Khamenei dhe presidenti i regjimit të tij (Ebrahim Raisi), ministrat e jashtëm dhe të inteligjencës në atë kohë, dhe zyrtarë të tjerë të regjimit në këshillin e lartë të sigurisë, duhet të sillen para drejtësisë pa përjashtim, përndryshe, ata do të behen me te guximshëm në te ardhmen.

Këta janë të njëjtët njerëz që kanë kryer krime të panumërta terroriste në dyzet vitet e fundit, duke përfshirë vrasjen e 1,500 të rinjve në kryengritjen e nëntorit 2019; 120,000 ekzekutime politike, duke përfshirë masakrën 1988 të 30,000 të burgosurve politikë dhe plaçkitjen e kombit Iranian, pasurinë e burimet e tyre. Si zakonisht, ata tani po kërkojnë të shantazhojnë, të detyrojnë dhe të bëjnë pazare për të gjetur nje rrugedalje, por duhet të marrin një përgjigje të vendosur, duke iu referuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe gjykatës së popullit iranian për një të ardhme të lire te Iranit.

Në dëshminë e saj shtatë-orëshe në nëntor 2019 për bombardimin, zonja Rajavi shpjegoi procesin e vendimmarrjes së liderëve të regjimit dhe përsëriti se detyrën terroriste ia kishin ngarkuar Ministrisë së Inteligjencës për ta zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.