Thursday, March 28, 2024

Iran: 1000 Ish të Burgosur Politikë Betohen se do ta Vazhdojnë Luftën për Liri 

Iran Protests 1,000 Former Political Prisoners Attend Conference

Znj. Maryam Rajavi:

  • Flakët e kryengritjes së përgjakshme të nëntorit 2019 nuk janë shuar dhe nuk do të shuhen kurrë. Ato do të vazhdojnë derisa organizatorët dhe autorët e të gjitha masakrave të ndiqen penalisht dhe derisa fashizmi fetar në Iran të përmbyset.
  • Mullahët nuk mund t’i fshehin më gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, dhe shtrembërimi i identiteteve të të burgosurve politikë të masakruar, anëtarë të MEK, nga Ministria famëkeqe e Inteligjencës dhe bashkëpunëtorët e saj ka dështuar.

 

Në një event të zhvilluar në Ashraf-3, ku banojnë mijëra anëtarë të lëvizjes kryesore opozitare të Iranit, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), pjesëmarrësit, duke përfshirë 1000 të burgosur politikë nën regjimet e mullahëve dhe të Shahut, i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta thyejë heshtjen e tij për sa i përket masakrës së 1988-ës dhe kryengritjes së nëntorit 2019, si dhe bënë thirrje për ndjekjen penale të autorëve të të dy masakrave, duke përfshirë liderin suprem të regjimit iranian, Ali Khamenei, dhe presidentin e tij Ebrahim Raisi.

Pjesëmarrësit bënë homazhe në kujtim të 30,000 të burgosurve politikë të masakruar në vitin 1988 dhe 1,500 protestuesve të vrarë gjatë kryengritjes së nëntorit 2019. Disa ish të burgosur politikë folën në këtë event dhe rrëfyen përvojat e tyre të tmerrshme gjatë kohës që ishin në robëri.

Event u drejtua nga Znj. Masoumeh Malek Mohammadi, një nga zyrtaret e MEK-ut e cila ka kaluar gati pesë vjet në burg.

“Në verën e vitit 1988 u krye masakra më e madhe ndaj të burgosurve politikë në historinë bashkëkohore,” tha Znj. Mohammadi, duke shtuar: “Në programin e sotëm do të hedhim një vështrim të shkurtër mbi faktet dhe përmasat e këtij krimi të tmerrshëm, si dhe të tregojmë një imazh të rezistencës së PMOI-së. Viktimat e këtij krimi ishin fëmijët më të qytetëruar, vetëmohues dhe të nderuar të popullit iranian, të cilët u varën në grupe pas mureve të betonit, në korridoret e vdekjes të burgjeve të ndryshme”.

Ky event u zhvillua njëkohësisht me transferimin në Shqipëri të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Stokholm ndaj një zyrtari të regjimit klerikal për rolin e tij në masakrën e vitit 1988.

E gjithë gjykata e rrethit të Stokholmit është zhvendosur në portin shqiptar të Durrësit, me kërkesë të prokurorisë, në mënyrë që të dëgjojë dëshmitë e dëshmitarëve që do të merren në pyetje deri më 18 nëntor, dëshmitarë të cilët janë të gjithë anëtarë të MEK dhe banojnë në Ashraf 3 pranë Durrësit.

Duke dhënë një shpjegim për këtë vendim të rrallë, kryegjyqtari suedez i çështjes së Noury-t tha më 26 tetor: “Me gjithë vështirësitë dhe sfidat e transferimit, ne e morëm këtë vendim duke marrë parasysh domethënien dhe rëndësinë e dëshmive të paditësve që ndodhen në Shqipëri. Nisur nga rëndësia e këtyre dëshmive për çështjen, të gjashtë gjyqtarët, dy prokurorët, dhe avokatët e paditësve do të vijnë të gjithë në Shqipëri”.