Tuesday, September 28, 2021

Iran: Historia e Gjatë e Rezistencës Tregon Dobësinë e Teheranit Pas Zgjedhjeve

 

Të dielën, iranianët në mbarë botën morën pjesë në tubime me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe të Burgosurve Politikë. Kjo ditë përkujton kryengritjen e 20 qershorit 1981 që shënoi fillimin e një lëvizjeje mbarëkombëtare opozitare kundër diktaturës teokratike, e cila vazhdon edhe sot.

Në atë ditë 40 vjet më parë, mbi gjysëm milioni njerëz dolën nëpër rrugët e Teheranit për të shprehur mbështetjen e tyre për Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe vizionin e saj për një Iran demokratik e të lirë. Tubimi dhe marshimi ishin paqësorë, por themeluesi dhe Lideri Suprem i atëhershëm i regjimit, Ruhollah Khomeini, u dha urdhër autoriteteve të hapnin zjarr, duke shkaktuar dhjetëra vdekje dhe mijëra plagosje e arrestime.