Tuesday, August 3, 2021

Iran: Këshilltari i Kryegjyqtarit të Mullahëve Sulmon Perëndimin dhe MEK-un

5 qershor 2020

Iran: Counselor to Mullahs’ Chief Justice Attacks the West and the MEK Iran: Këshilltari i Kryegjyqtarit të Mullahëve, Ali Bagheri Kani

Regjimi i mullahëve e ka lënë mënjanë politikën e heshtjes për sa i përket Rezistencës Iraniane dhe po i vërsulet egërsisht opozitës kryesore demokratike Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK).

Lideri suprem i regjimit Ali Khamenei e ka shprehur në disa raste frikën se MEK ndikon në zemrat dhe mendjet e rinisë iraniane.

Në të njëjtën kohë, zyrtarë të lartë po dalin në skenë njëri pas tjetrit për të sulmuar MEK-un.

Kryegjyqtari i mullahëve Ebrahim Raisi u ankua dy ditë më parë se brezi i ri “nuk e di të vërtetën për MEK.” Ai bëri një turrë akuzash kundër opozitës.

 

Por një e vërtetë të cilën rinia mund të mos e dijë është fakti se, si anëtar i një “komiteti vdekjeje” të përbërë nga katër persona në 1988-ënRaisi ka dhënë urdhër për ekzekutimin e 30,000 anëtarëve të MEK të cilët vuanin dënime të ndryshme me burg.

Më 3 qershor, këshilltari i tij për të drejtat njerëzore, Ali Bagheri Kani, foli kundër MEK duke sulmuar “standardet perëndimore” të të drejtave të njeriut.

Bagheri zbuloi fillimisht faktin që mullahët nuk kanë lënë gur pa lëvizur për të bërë që BE ta rikthejë MEK-un në listën e “entiteteve terroriste” pas heqjes së organizatës nga kjo listë nga gjykatat më të larta të BE-së në 2009-ën.

“Ambasadori ynë në një vend europian u takua një herë me një autoritet të BE-së dhe foli me të lidhur me këtë çështje. Ai argumentoi që MEK është shkelësi më i keq i të drejtave njerëzore… Autoriteti i BE-së nuk pati përgjigje. Ai tha se ‘kemi disa nevoja urgjente në fushën bërthamore, dhe ju nuk i dëgjoni ato, kështu që jemi të detyruar të përdorim të gjitha mjetet që disponojmë,” tha Bagheri në një intervistë me Kanalin Pesë të televizionit shtetëror më 3 qershor.

Ashtu si eprori i tij, Bagheri nuk e tregon të vërtetën për sa i përket MEK-ut. Ai ishte anëtar i ekipit negociues të mullahëve me P5+1 në paktin bërthamor ndërkombëtar të 2015-ës. Mullahët u kërkuan partnerëve të tyre që ta rilistonin MEK-un në këmbim të nënshkrimit të paktit bërthamor. Por ndryshe nga viti 2005, homologët e tyre refuzuan t’u dorëzoheshin kërcënimeve të tyre.

Një raport nga AFP më 21 tetor 2004 thotë se treshja e BE-së kishte propozuar që, nëse mullahët pranonin ta pezullonin pasurimin e uraniumit, atëherë ata do të “vazhdonin ta konsideronin MEK si organizatë terroriste.” Pra është e qartë që ky listim ishte rezultat i një marrëveshjeje për t’i bërë mullahët ta ndalonin aventurizmin e tyre bërthamor, dhe jo rezultat i shkeljeve të të drejtave njerëzore nga MEK, siç pretendon Bagheri.

“Kjo është mënyra se si na shohin në sistemet perëndimore. Ne duhet të shfrytëzojmë potencialet e brendshme në këto vende, si dhe kapacitetet përtej mundësive lokale,” ‌tha Bagheri, pa shpjeguar se cilat janë këto kapacitete.

Historikisht, mullahët i kanë përdorur me efikasitet sulmet terroriste dhe pengmarrjen kundër vendeve perëndimore në të shkuarën për t’i frikësuar ato në mënyrë që t’i vihen kundër opozitës.