Thursday, December 2, 2021

Iran: Një Grup Dypartiak Figurash të Shquara Amerikane Mbështesin NCRI-në dhe MEK-un

Iran: Bipartisan Group of Prominent U.S. Figures Support the NCRI and the MEKTubimi i Madh për Lirinë e Iranit në Paris- 2018

Në vigjilje të “Samitit Global për Lirinë e Iranit”, që do të zhvillohet të premten që vjen, një grup dypartiak figurash të shquara amerikane kanë deklaruar mbështetjen e tyre për Rezistencën Iraniane – Mojahedin-e-Khalq (MEK/PMOI) dhe Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). “Ka një zjarr shprese në këtë peizazh të errët. Organizata që ka bërë më shumë nga çdo entitet tjetër, duke përfshirë qeveritë, për t’i çliruar qytetarët iranianë nga tirania dhe botën nga terrorizmi i frymëzuar nga fondamentalizmi është Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI). NCRI përpiqet pa reshtur për të siguruar që shpresa për demokraci dhe për marrjen fund të padrejtësive të mbetet gjallë,” shkruajnë ata në një deklaratë.

Ky grup dypartiak u kërkon gjithashtu edhe shteteve të tjera të dërgojnë ekspertë në Ashraf 3, në rezidencën e anëtarëve të MEK në Shqipëri. “Rekomandojmë që vendet që janë viktimizuar nga terrorizmi i sponsorizuar nga qeveria iraniane, duke përfshirë SHBA dhe aleatët e saj europianë, të dërgojnë ekipe ekspertësh për të studiuar provat në Ashraf 3, duke organizuar ndërkohë provat e veta për t’i përdorur në procedime gjyqësore ndërkombëtare,” lexon deklarata.

Kjo deklaratë, e firmosur nga të paktën 30 personalitete amerikane, do të prezantohet në Samitin Global për Lirinë e Iranit të premten, më 17 korrik 2020.

Vlen të përmendet që një shumicë dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA ka sponsorizuar kohët e fundit H.Res.374, rezolutë e cila, ndërkohë që mbështet popullin iranian dhe Rezistencën, dënon regjimin e mullahëve për veprimtaritë e tij terroriste në Europë, veçanërisht për atentatin terroriste kundër tubimit “Irani i Lirë 2018 – Alternativa” në Paris.